Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zëdhënësja e KE: Shqipëria i plotëson kushtet për Konferencën e Parë  

2021/06/26 at 8:18 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zëdhënësja e KE: Shqipëria i plotëson kushtet për Konferencën e Parë  

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero shprehet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet për hapjen e negociatave për çështjen e integrimit.


Zyrtarja e lartë e BE-së, gjatë një interviste për MCN, tha se shpreson që konferenca e parë ndërqeveritare për të dy vendet, të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur. “Po hyjmë në fazën finale dhe na duhet ta vazhdojme punën mbi rezultatet që janë arritur gjatë presidencës portugeze dhe periudhës që vjen më pas. Do të punojmë edhe me presidencën sllovene për këtë objektiv”, pohoi ajo.

Intervista e plotë

E realizojmë këtë intervistë pasi Këshilli Europian nuk mori vendim për konferencën e parë për Tiranën dhe Shkupin. Si e cilësoni mungesën e një date per dy vendet?

Këshilli nuk arriti një marrëveshje për kornizën negociuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që do të lejonte hapjen e negociatave për të dy vendet. Është e qartë se nga perspektiva e komisionit të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet dhe është koha për të ecur përpara. Është bërë shumë punë dhe Komisioni ka punuar me presidencën portugeze për të arritur këtë objektiv dhe mendoj se po hyjmë në fazën finale. Ky proces duhet të mbyllet shpejt dhe duhet të ecim përpara me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur.

Le të ndalemi specifikisht te Shqipëria. Ju përmendet se është bërë shumë punë. A ka kritere të tjera që duhen përmbushur apo për këtë hap, është kryer çdo gjë?

Pavarësisht sfidave që solli me vete pandemia e Covid-19, Shqipëria ka vijuar të tregojë përkushtim dhe ka arritur rezultate të qëndrueshmedhe te prekshme në fushat kryesore që ka përcaktuar Këshilli. Progresi i bërë nga Shqipëria në reformën zgjedhore dhe në fushën e sundimit të ligjit, përfshirë zbatimin e reformës në drejtësi, por edhe kur është fjala për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka marrë vlerësimin e Komisionit se Shqipëria i plotëson kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

E dimë se Këshilli Europian nuk e mori këtë vendim për shkak të vetos bullgare për Maqedoninë e Veirut. A është koha që dy vendet  duhet te ndahen në rrugën drejt BE, pra a mendoni se ka ardhur koha që dy vendet të ndahen?

Komisioni është i bindur se të dy vendet i plotësojnë kushtet dhe ne mezi po presim të mbajmë konferencat e para me të dyja, sa më shpejt.

A mendoni se kjo do të ndodhë në samitin e tetorit apo do të mbajmë shpresë për dhjetorin?  

Ne shpresojmë t’i mbajmë konferencat me të dy vendet sa më shpejt të jetë e mundur. Është bërë shumë punë dhe ne kemi bashkëpunuar ngushtë me presidencën portugeze. Është bërë progres. Po hyjmë në fazën finale dhe na duhet ta vazhdojme punën mbi rezultatet që janë arritur gjatë presidencës portugeze dhe periudhës që vjen më pas. Do të punojmë edhe me presidencën sllovene për këtë objektiv.

Ka pasur disa shtyrje për Shqipërinë dhe MV, pavarësisht nxitjes së disa vendeve europiane për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. A mendoni se këto shtyrje do të përcaktojnë një mungesë besimi te BE-ja?

Politikat e zgjerimit janë një proces që bazohet në meritë. Të dy vendet kanë arritur rezultate dhe ne mendojmë se të ecim sa më shpejt përpara me procesin. Kjo është edhe një çështje besimi për BE-në. Ne presim të mbajmë sa më shpejt konferencat ndërqeveritare

Etiketa: Ana Pisonerokonferenca e pare nderqeveritareshqiperia


Ju sugjerojmë

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë
Rajoni

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë

8 Tetor, 2025 7:38 pm
Vendimi i qeverisë, paga shpërblim për efektivët e gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë
Aktualitet

Shkarkohen nga detyra prefekti Fierit dhe i Vlorës, kush i zëvendëson

8 Tetor, 2025 6:55 pm
Qeveria ndryshon ligjin për ruajtjen e funksionarëve të SPAK, GJKKO dhe BKH
Aktualitet

Qeveria ndryshon ligjin për ruajtjen e funksionarëve të SPAK, GJKKO dhe BKH

8 Tetor, 2025 6:47 pm
Ndryshime në Polici, largohet Altin Qato, ja kush e zëvendëson në krye të Rrugores
Aktualitet

Ndryshime në Polici, largohet Altin Qato, ja kush e zëvendëson në krye të Rrugores

8 Tetor, 2025 6:40 pm
Erdogan: Izraeli mbetet pengesa kryesore për paqen
Bota

Erdogan: Izraeli mbetet pengesa kryesore për paqen

8 Tetor, 2025 6:10 pm
Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente false në Rinas
Kronikë

Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente false në Rinas

8 Tetor, 2025 5:52 pm
Lufta me Ukrainën, Rusia humb 281 mijë ushtarë
Bota

Lufta me Ukrainën, Rusia humb 281 mijë ushtarë

8 Tetor, 2025 5:09 pm
Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë
Kryesore

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë

8 Tetor, 2025 4:14 pm
Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar në Gjermani
Bota

Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar në Gjermani

8 Tetor, 2025 4:04 pm
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Lufta në Ukrainë, Putin: Kemi përparësinë në çdo front, pushtuam 5 mijë km² në 2025

8 Tetor, 2025 2:58 pm
Para
Humb jetën pushuesi 64-vjeçar në Durrës

Durrës/Një person gjendet i mbytur në breg të detit

Shkeli masat kundër COVID-19, gjobitet Blendi Klosi me 5 milionë lekë

Sërish në kabinet? Klosi: Nuk ka të bëjë me dëshirën e individit

 Raporti i vitit 2018/ Ndërtesa në Florida me dëme të mëdha strukturore

 Raporti i vitit 2018/ Ndërtesa në Florida me dëme të mëdha strukturore
















TE FUNDIT

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë
8 Tetor, 2025

Kosova ka pranuar të mërkurën kontejnerët “me mijëra dronë” luftarakë kamikazë, Skydagger, njoftoi kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Kurti tha...

Lexo më shumë

Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder

Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder
8 Tetor, 2025

Cristiano Ronaldo është bërë futbollisti i parë miliarder, sipas Indeksit të Billionaires të Bloomberg. Ylli portugez vazhdon të thyejë rekorde,...

Lexo më shumë

Shkarkohen nga detyra prefekti Fierit dhe i Vlorës, kush i zëvendëson

Vendimi i qeverisë, paga shpërblim për efektivët e gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë
8 Tetor, 2025

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur për shkarkimin nga detyra të prefektit të Qarkut Fier, Arben Çuko. Çuko...

Lexo më shumë

Qeveria ndryshon ligjin për ruajtjen e funksionarëve të SPAK, GJKKO dhe BKH

Qeveria ndryshon ligjin për ruajtjen e funksionarëve të SPAK, GJKKO dhe BKH
8 Tetor, 2025

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme miratoi një sërë vendimesh, mes të cilave edhe ndryshimin e ligjit për mbrojtjen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com