Pas dakordësimit të 5 qershorit për reformën zgjedhore, politika shqiptare është përfshirë në një tjetër debat të ashpër, miratimi i saj pa u ndryshuar.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar Komisioni Europian përmes zëdhënëses Ana Pisonero. Komisioni Europian i kërkon Parlamentit të mos vendosë në rrezik marrëveshjen e 5 qershorit me ndryshime të tjera ligjore
“Është thelbësore që Marrëveshja e 5 Qershorit për reformën zgjedhore në Shqipëri të ruhet e pandryshuar, nisur nga nevoja për përmbushjen e rekomadimeve të OSBE/ODIHR, nje kusht i vendosur nga Këshilli në Mars, përpara Konferencës së parë Ndërqeveritare. Asnjë ndryshim tjetër ligjor nuk duhet të rrezikojë këtë qëllim kryesor”,-shprehet Pisonero.
Reagimi i Komisionit Europian vjen pas atij të Gjermanisë, e cila u bëri thirrje palëve politike që të tregojnë kujdes për ndryshimet kushtetuese, pasi shkelja e ligjeve do të cenonte integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian./ Opinion.al