Bota

Zëdhënësi i talebanëve: Erdogan do të luajë një rol aktiv në Afganistan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:53 - 25/08/21 |
Opi Nion

Zëdhënësi i talebanëve, Suhail Sahin, ka dhënë një intervistë për median greke Mega.

Ai zotohet se talebanët do të ndalojnë prodhimin e opiumit, në mënyrë që të fitojnë mbështetjen ndërkombëtare.

Gjithashtu, ai ka siguruar se të huajt që do të mbeten në Afganistan pas 31 gushtit nuk do të jenë në rrezik, e shtoi, se Turqia do të luajë një rol themelor në rindërtimin e vendit dhe mbështetjen e qeverisë islamike.

Pra, cili është vizioni i talebanëve? Si keni ndërmend të qeverisni?

Sahin: Një gjë është e qartë, opiumi nuk do të kultivohet më në Afganistan. Do e ndalojmë atë, kemi nevojë që komuniteti ndërkombëtarë të na ndihmojë dhe të krijojë një kulturë tjetër bujqësore për fermerët.

A mendoni se është e mundur që Kina, Turqia dhe Katari të luajnë një rol të veçantë në rindërtimin e Afganistanit?

Sahin: Sigurisht, me siguri! Është e qartë se ata do të kenë një rol të veçantë për të luajtur në rindërtimin e Afganistanit, por kjo nuk do të thotë që Shtetet e Bashkuara, të cilat ishin përfshirë në konfliktin e armatosur në vendin tonë, nuk do të marrin pjesë.

Për shembull, nëse amerikanët e evakuojnë vendin pas 20 vjetësh, me një afat kohor prej 31 gushtit, por ka qytetarë të kombësive të tjera që kanë mbetur prapa, çfarë do të ndodhë me ta?

Sahin: Ne kemi njoftuar se ata që bashkëpunojnë me fuqitë e huaja, si jeta ashtu edhe prona e tyre janë të sigurta. Ky është angazhimi ynë. Nuk ka asnjë rrezik për pronën e tyre dhe ata do të jenë në gjendje të jetojnë një jetë normale, ndërsa do të jenë në gjendje të kontribuojnë me aftësitë e tyre në rindërtimin e vendit tonë.

Presidenti turk Tajip Erdogan promovon faktin se ka pasur një sërë kontaktesh, si me udhëheqësit evropianë ashtu edhe me udhëheqësit e vendeve të tjera. A mendoni se Presidenti i Turqisë mund të luajë rolin e ndërmjetësit midis talebanëve dhe perëndimit?

Sahin: Kur të formohet qeveria e re e Afganistanit, do të ketë kontakt të drejtpërdrejtë me të gjitha vendet islame, përfshirë Turqinë. Ata do të jenë në gjendje të kontribuojnë në rindërtimin e vendit tonë.

A do të pranonit një forcë paqeruajtëse në Afganistan në të ardhmen, ndoshta me pjesëmarrjen e zyrtarëve, qoftë nga Turqia apo Greqia?

Sahin: Populli i Afganistanit dëshiron lirinë e tij. Ne kemi kontroll mbi të gjithë Afganistanin. Nuk ka asnjë problem sigurie.

Çfarë ka ndryshuar në të vërtetë në regjimin taleban nëse shikojmë prapa 20 vjet më parë?

Sahin: Sa i përket bindjeve dhe rregullave tona, ato mbeten të njëjta. Ne duam një vend të pavarur. Ne duam një qeveri islame në pushtet.

Pas