Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbuloni vitaminën që mbron mushkëritë. Ushqimet që e përmbajnë atë

2023/08/16 at 12:51 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbuloni vitaminën që mbron mushkëritë. Ushqimet që e përmbajnë atë

Studiuesit tani po e lidhin mungesën e një vitamine të veçantë me funksionin më të keq të mushkërive.

Shpesh, kur ndjeni ankth të fortë, ju sugjerohet të merrni frymë thellë. E njëjta gjë kur jeni në një mjedis natyror, për të mbushur mushkëritë tuaja me oksigjen. Por si do të merrni frymë thellë nëse nuk keni mushkëri të forta? Peizazhet e mëdha urbane, me atmosferën e tyre të ndotur, si dhe zakonet e dëmshme, si pirja e duhanit, dëmtojnë shëndetin e mushkërive tuaja, duke rritur rrezikun e sëmundjeve të mushkërive.

Një studim i ri ka nxjerrë një gjetje të rëndësishme: Ju mund të mbroni shëndetin e mushkërive duke u siguruar që trupi juaj të ketë mjaftueshëm një vitaminë të caktuar. Si? Sigurisht nëpërmjet ushqyerjes së duhur.

Hulumtimi i publikuar në ERJ Open Research sugjeron në mënyrë specifike se ata që nuk marrin sasi të mjaftueshme të vitaminës K, mund të jenë në rrezik të shtuar për shëndetin e dobët të mushkërive. Mungesa e vitaminës është shoqëruar, në veçanti, me kushte të tilla si astma, fishkëllima dhe sëmundja kronike obstruktive pulmonare (COPD).

Deri më tani, dihej se vitamina K, një lëndë ushqyese thelbësore që gjendet kryesisht në perimet me gjethe jeshile, vajrat vegjetale dhe drithërat, është jetike për koagulimin e gjakut, duke ndihmuar në shërimin e plagëve. Roli i saj në shëndetin e mushkërive, megjithatë, mbeti e paqartë deri vonë.

Në hulumtimin e kryesuesve të Shkencave të Universitetit të Kopeghagas, morën pjesë 4.000 pjesëmarrës, të moshës nga 24 – 77 vjeç.

Të gjithë pjesëmarrësit iu nënshtruan spirometrisë, një test që vlerëson funksionin e mushkërive, dhanë mostra gjaku dhe plotësuan pyetësorët, duke dhënë informacion për shëndetin dhe stilin e tyre të jetesës.

Nga testet e gjakut, studiuesit kërkuan një tregues të caktuar (dp-ucMGP), për të gjetur nivelin e vitaminës K në organizëm. Në të njëjtën kohë, përsëriten dy matjet nga spirometria:

Vëllimi i ajrit që njeriu mund të nxjerrë në një sekondë (FEV1) dhe vëllimi maksimal gjatë një frymëmarrjeje (FVC).

Rezultatet e studimit zbuluan një korrelacion midis treguesve të mungesës së vitaminës K dhe vlerave të reduktuara të FEV1 dhe FVC. U zbulua gjithashtu se pjesëmarrësit me nivele të reduktuara të vitaminës K kishin gjithashtu më shumë gjasa të raportonin incidente të sëmundjes pulmonare obstruktive kronike (COPD), astmës ose frymëmarrjes.

“Ne tashmë e dimë se vitamina K luan një rol të rëndësishëm në gjak, dhe kërkimet kanë filluar të tregojnë se ajo është gjithashtu e rëndësishme për shëndetin e zemrës dhe kockave. Studimi ynë tani tregon se vitamina K gjithashtu mund të luajë një rol të rëndësishëm në shëndetin e mushkërive”, tha Dr. Torkil Jespersen. “Në vetvete, gjetjet tona nuk ndryshojnë rekomandimet aktuale për marrjen e vitaminës K, por tregojnë se nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar nëse njerëzit me sëmundje të mushkërive mund të përfitojnë nga plotësimi i vitaminës K”, shtoi ai./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër
Kronikë

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër

4 Shtator, 2025 11:18 pm
Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re
-U tha në Opinion

Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re

4 Shtator, 2025 10:39 pm
Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…
-U tha në Opinion

Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…

4 Shtator, 2025 10:35 pm
A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time
-U tha në Opinion

A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time

4 Shtator, 2025 10:33 pm
Rama: Vitin e ardhshëm plazhi i Ksamilit do të menaxhohet nga bashkia
-U tha në Opinion

Rama: Vitin e ardhshëm plazhi i Ksamilit do të menaxhohet nga bashkia

4 Shtator, 2025 10:23 pm
“Po merr kontrollin e pushtetit lokal”, Rama: Kryetarët e bashkive janë të PS dhe…
-U tha në Opinion

“Po merr kontrollin e pushtetit lokal”, Rama: Kryetarët e bashkive janë të PS dhe…

4 Shtator, 2025 10:13 pm
Veliaj në burg/ A do ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Flet kryeministri Rama
-U tha në Opinion

Veliaj në burg/ A do ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Flet kryeministri Rama

4 Shtator, 2025 10:07 pm
“Krijojmë fondin e gjelbërt”, formula e Ramës: Një karrige, një pemë
-U tha në Opinion

“Krijojmë fondin e gjelbërt”, formula e Ramës: Një karrige, një pemë

4 Shtator, 2025 10:05 pm
Shembja e objekteve pa leje, Rama: Kjo është dhe histori personale…
-U tha në Opinion

Shembja e objekteve pa leje, Rama: Kjo është dhe histori personale…

4 Shtator, 2025 10:01 pm
Ndërtimet pa leje, Rama zbulon në Opinion paketën ndëshkuese për shkelësit e ligjit
-U tha në Opinion

Ndërtimet pa leje, Rama zbulon në Opinion paketën ndëshkuese për shkelësit e ligjit

4 Shtator, 2025 9:55 pm
Para
Video/ Shkëmbim droge në det të hapur, dalin pamjet e operacionit në Adriatik

Video/ Shkëmbim droge në det të hapur, dalin pamjet e operacionit në Adriatik

Drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike, arrestohet shoferi në Tiranë

Drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike, arrestohet shoferi në Tiranë

Tentoi t’i vidhte me dhunë varësen e floririt një vajze, arrestohet 26-vjeçari në Elbasan

Tentoi t'i vidhte me dhunë varësen e floririt një vajze, arrestohet 26-vjeçari në Elbasan

TE FUNDIT

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër
4 Shtator, 2025

Një 34-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër. Vrasja ndodhi orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”,...

Lexo më shumë

Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re

Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re
4 Shtator, 2025

Premtimi kryesor i fushatës elektorale për të anëtarësuar Shqipërinë në BE në vitin 2030, është dhe objektivi kryesor i qeverisë...

Lexo më shumë

Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…

Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…
4 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” kryeministri Edi Rama ka folur edhe për marrëdhëniet e tij me SHBA. I pyetur nëse mes tij...

Lexo më shumë

A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time

A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time
4 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama është treguar i rezervuar në lidhje me përbërjen e qeverisë së re e cila do të shpallet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com