Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbuloni top-formacionin e Kupës së Botës 2018

2018/07/16 at 11:18 AM
në Kryesore, Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Zbuloni top-formacionin e Kupës së Botës 2018

Botërori i Rusisë përfundoi me kampionen e re, Francën, e cila mposhti në finale Kroacinë dhe merr, kësisoji, kurorën e Gjermanisë për katër vitet e ardhshme. Janë momente bilaci për të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në këtë turne, edhe për vetë FIFA-n, ashtu si edhe për mediat. “Goal.com” ka publikuar top-formacionin e kësaj Kupë Bote, me 11 lojtarët më të mirë, sipas roleve përkatëse.


  1. Jordan Pickford | Portier | Angli
    Është e mrekullueshme të mendosh se, para Kupës së Botës, shumë veta mendonin nëse Jordan Pickford ishte zgjidhja më e mirë për të luajtur në portën e Anglisë. Portieri i Evertonit e ngriti reputacionin e tij jashtëzakonisht kundër Kolumbisë, përpara se shfaqjet e shkëlqyera kundër Suedisë, Kroacisë dhe Belgjikës të tregonin se ai është i klasit botëror.
  2. Raphael Varane | Qendërmbrojtës | Francë
    Raphael Varane është mbrojtësi i cilësisë së lartë, që kishte spikatur qysh përpara transferimit të tij te Real Madridi, në vitin 2011. Ai ishte një shkëmb në repartin e pasmë të “les Bleus” dhe bëri një ndryshim të dukshëm në finale, pasi Franca mundi Kroacinë 4-2, por ndikimi i tij më i dukshëm erdhi në çerekfinale, kur shënoi një gol vendimtar për të mposhtur Uruguajin.
  3. Domagoj Vida | Qendërmbrojtës | Kroacia
    Momenti më i mirë i Domagoj Vidës erdhi pasi shënoi në kohën shtesë për Kroacinë, në çerekfinale, edhe pse Rusia shpejt e shpërtheu atë flluskë, para se penalltitë ta shihin Vida & Co sërish në gëzim. Ai, gjithashtu, asistoi një gol në finale, ishte i rëndësishëm në mbajtjen e portës së pastër kundër Lionel Messit dhe Argjentinës, në fazën e grupit. I pakalueshëm gjithnjë në mbrojtje, pasi një vend i vogël, si Kroacia, bëri histori në skenën botërore.
  4. Diego Godin | Qendërmbrojtës | Uruguaji
    Diego Godin përdori gjithë përvojën e tij për të ndihmuar në frymëzimin e Uruguajit në çerekfinale të Kupës së Botës 2018. Ai do të vazhdon ta vuajë eliminimin kundër Francës, por kjo nuk duhet ta errësojë ndikimin monumental që ai ka në kombëtaren e Amerikës së Jugut, e cila duket se ka arritur më shumë se pesha e vet në skenën botërore.
  5. Kevin De Bruyne | Mesfushor i djathtë | Belgjikë
    Është e pamundur të përcaktohet saktësisht se ku mund të vendoset Kevin De Bruyne, i cili shkëlqeu kudo që Roberto Martinez e vendosi për Belgjikën në Botërorin 2018. Momenti më i paharrueshëm i De Bruyne erdhi pasi goli i tij eliminoi Brazilin në çerekfinale, por roli i tij triumfues, në përmbysjen e madhe kundërsulmuese ndaj Japonisë në 1/8 finale, nuk meriton të harrohet. Një lojtar i klasit botëror i Kupës së Botës.
  6. Luka Modric | Mesfushor qendre | Kroacia
    Ylli i Kroacisë, Luka Modric, nuk mund të mbetet kurrsesi jashtë top-formacionit të Botërorit të Rusisë. Më në fund, kroati i Real Madridit përjetoi një turne ndërkombëtar të denjë me kombëtaren e tij. Shfaqjet e tij dhe golat në fazën e grupeve, kundër Argjentinës dhe Nigerisë, u pasuan nga “vargje” të tjera në ndeshjet e fundit. Ai e meritoi plotësisht çmimin e artë të FIFA-s, si lojtari më i mirë në finalen e Botërorit 2018.
  7. N’Golo Kante | Mesfushor qendre | Francë
    N’Golo Kante luajti 90 minuta në çdo ndeshje, deri në finale, kur mesfushori i Francës u zëvendësua në pjesën e dytë, pasi luftoi për t’u marrë me mesfushorët e Kroacisë. Por ai nuk e meriton të mbahet mend për mungesën e tij në finale. Lojtari i Chelsea ishte një makinë absolute për çdo minutë të luajtur në gjashtë ndeshjet e mëparshme të finales. Dhe nëse nuk do të ishte 50 minuta në finalen e Moskës, ai e ka merituar për t’u radhitur në formacionin më të mirë.
  8. Ivan Perisic | Mesfushor i majtë | Kroacia
    Sulmuesi i Kroacisë, Ivan Perisic, ishte një simbol i etikës së punës pa ndalesë, që përshkoi kohën e kombit ballkanik në Kupën Botërore 2018.Goli i tij dhe asistimi në fitoren e gjysmëfinales ndaj Anglisë u pasua nga një tjetër gol i spikatur në finale, i cili barazoi rezultatin përkohësisht 1-1, edhe pse më tej u konsolidua humbja e të tijve ndaj Francës.
  9. Kylian Mbappe | Mesfushor i djathtë | Francë
    Ai është e ardhmja e futbollit francez dhe tani, pa asnjë dyshim, një pasues i denjë i Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, si lojtari më i mirë në këtë sport. Kylian Mbappe kishte një Kupë Botërore për t’u shijuar. I sapokurorëzuar si lojtari i ri më i mirë i Botërorit të Rusisë, Mbappe ishte në garë edhe për lojtarin më të mirë të turneut. Momente të paharrueshme në këtë turne për sulmuesin e PSG-së.
  10. Eden Hazard | Sulmues | Belgjikë
    Sulmuesi më i mirë i Belgjikës në këtë Botëror, Eden Hazard shkëlqeu me tre gola, dy asistime dhe një numër të pafund driblimesh kërcënuese. Futbollisti i Chelsea është tashmë një nga lojtarët më të kërkuar në botë, teksa Real Madridi e do me ngulm, sidomos pas këtyre shfaqjeve në Rusi.
  11. Antoine Griezmann | Sulmues | Francë
    Antoine Griezmann nuk kishte të njëjtin ndikim në lojën e hapur, si në “Euro 2016” për Francën, por ndikimi i tij fenomenal në goditjet standarde dhe nga distanca nuk mund të neglizhohen. Ai shënoi tre gola dhe dha tre asistime që nga faza e grupeve. Në finalen e Kupës së Botës, ylli i Atletico Madridit asistoi një gol dhe shënoi vetë nga pika e penalltisë, në pjesën e parë, ku Kroacia ishte në nivel të lartë. Griezmann fitoi një medalje të fituesve të Kupës së Botës për përpjekjet e tij./TeleSport

 

Etiketa: 2018Kupa e Boteszbuloni top formacionin


Ju sugjerojmë

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria
-U tha në Opinion

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria

3 Qershor, 2025 11:00 pm
Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë
-U tha në Opinion

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë

3 Qershor, 2025 10:46 pm
Jep dorëheqje kreu i i përgjithshëm i Gardës së Republikës
Aktualitet

Jep dorëheqje kreu i i përgjithshëm i Gardës së Republikës

3 Qershor, 2025 8:03 pm
PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri
Kryesore

PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri

3 Qershor, 2025 5:51 pm
Modriç largohet nga Real Madrid
Sport

Igli Tare ka nisur punën, Milan kërkon Modriç

3 Qershor, 2025 5:46 pm
Inzaghi largohet nga Interi, gati trajneri i ri
Sport

Inzaghi largohet nga Interi, gati trajneri i ri

3 Qershor, 2025 5:36 pm
Përgatitjet për Serbinë/ Kombëtarja ende e paplotësuar, nuk ka probleme për Brojën
Sport

Përgatitjet për Serbinë/ Kombëtarja ende e paplotësuar, nuk ka probleme për Brojën

3 Qershor, 2025 5:28 pm
11 maji/ Berisha kërkesë në PPE: Dërgoni një mision fakt-mbledhës
Kryesore

11 maji/ Berisha kërkesë në PPE: Dërgoni një mision fakt-mbledhës

3 Qershor, 2025 4:36 pm
KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
Aktualitet

KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4

3 Qershor, 2025 4:21 pm
Aksidenti me Jet Ski, e mbijetuara tregon detajet: S’dinim not, jeleku i shpëtimit..
Aktualitet

Aksidenti me Jet Ski, e mbijetuara tregon detajet: S’dinim not, jeleku i shpëtimit..

3 Qershor, 2025 4:01 pm
Para
Ja kush është qarku me numrin më të lartë të vetëvrasjeve

Ja kush është qarku me numrin më të lartë të vetëvrasjeve

Kate Upton shtatzënë, shikoni si duket

Kate Upton shtatzënë, shikoni si duket

Nora Istrefi çmend Instagramin, shfaqet më sensuale se kurrë!

Nora Istrefi çmend Instagramin, shfaqet më sensuale se kurrë!
















TE FUNDIT

Shtëpia e Bardhë konfirmon pjesëmarrjen e Trump në Samitin e NATO-s në Hagë

Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
3 Qershor, 2025

Shtëpia e Bardhë njoftoi ditën e sotme se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të jetë i pranishëm në samitin...

Lexo më shumë

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria
3 Qershor, 2025

Xhevrije Satka është një shqiptare e lindur në Stamboll, por që një pjesë e zemrës së saj ka qenë gjithmonë...

Lexo më shumë

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë
3 Qershor, 2025

Emisioni Opinion mbrëmjen e sotme trajtoi temën e të huajve që jetojnë në Shqipëri. Ata janë të kombësive të ndryshme,...

Lexo më shumë

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori
3 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka gjetur armën e përdorur nga 21-vjeçari, që plagosi të miturin dy ditë më parë (1 qershor),...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com