Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbuloni shenjat me fat, horoskopi 8 Nëntor 2020

2020/11/08 at 8:23 AM
në -Jetë dhe Stil, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Dy shenjat e horoskopit me fat për sot

Dashi


Mërkuri do e shtojë imagjinatën tuaj gjatë kësaj dite dhe do ju ndihmojë të realizoni të gjitha projektet që kishit menduar. Të shkuarën e hidhur do e lini pas krahëve. Nëse jeni në një lidhje, përveçse partnerë do jeni edhe miq me njëri-tjetrin kështu që çdo moment ka për të qenë i ngrohtë. Çdo problem do e përballoni së bashku. Nëse jeni beqarë do e kaloni gjithë kohën me miqtë dhe mund të keni vetëm dashuri platonike sot. Në punë, ndryshe nga zakonisht nuk do doni aspak të luftoni e të ndesheni. Do preferoni të qëndroni në një ambient harmonik sepse kjo gjë do ju frymëzojë më tepër. Financat do jenë në përmirësim e sipër.

Demi

Sot do jeni gati të eksperimentoni në çdo moment dhe mund të ndërmerrni edhe ndonjë rrezik. Ju të dashuruarit do keni një mëngjes të zakonshëm, por pas mesdite shume gjëra do ndryshojnë, Do e surprizoni partnerin dhe në fakt atij do i pëlqejë pafund gjithçka që do i propozoni. Beqarët do e rigjejnë buzëqeshjen pas kaq shumë kohësh. Për ju mund të fillojë një etapë e re. Në punë nuk keni për të pasur asnjë lloj problemi. Nëse shefat ju propozojnë diçka të re, nuk do mendoheni dy herë para se të pranoni. Në fakt kjo është gjëja më e mirë që mund të bëni. Edhe në planin financiar do merrni masa dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

Binjakët

Mos mendoni për problemet që keni kaluar, por shihni vetëm drejt së ardhmes me sa më shumë pozitivitet. Për ju që jeni në një lidhje nuk do ndodhë asgjë e veçantë. Merrini gjërat si t’iu vijnë dhe bëni atë që do ndjeni. Nëse jeni beqarë do keni mundësi reale për të ndryshuar statusin dhe për të takuar princin tuaj të kaltër. Në punë do jeni shumë kreativë dhe nuk do keni frikë të provoni gjëra të reja. Çdo gjë do ju realizohet dhe shefat do mahniten. Me financat nuk do i keni punët mirë. Edhe pse do dëshironi, nuk do mundni dot ta frenoni veten kur të shpenzoni.

Gaforrja

Me ardhjen e Diellit në qiellin tuaj, do jeni më në humor dhe më të gatshëm për të bërë lëshime. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia në çift do thellohet edhe më shumë dhe do e keni më të lehtë të flisni hapur me partnerin. Paragjykimet duhet t’i lini mënjanë. Ju beqarët do ndiheni gjatë gjithë kohës të dëshiruar nga të tjerët dhe do e fillojnë menjëherë një lidhje. Në punë herë pas here do përtoni të hidhni hapa, por do i jepni kurajë vetes dhe do bëni atë që duhet. Perspektivat janë më të mira sesa mendonit. Në planin financiar do keni probleme të njëpasnjëshme dhe nuk do arrini dot të kryeni as shpenzimet më të nevojshme.

Luani

Mërkuri dhe Marsi do ju japin forcë për të treguar atë që doni dhe për të përballuar çdo gjë me sukses. Ju që jeni në një lidhje do keni një ditë të kënaqshme dhe pa probleme. Për ju që jeni vetëm priten takime të rëndësishme. Ka mundësi që gjithçka të ndryshojë dhe zemra do ndihet e plotësuar. Në punë do jetë Jupiteri ai që do ju bëjë më të guximshëm dhe më kompetentë. Gjërat do ju shkojnë edhe më mirë nga sa kishit menduar. Saturni do ju ndihmojë në planin financiar dhe do e rigjeni ekuilibrin e munguar. Tashme do ndiheni më të qetë se më parë.

Virgjëresha

Atmosfera do jetë elektrizuese dhe shpesh e zymtë gjatë kësaj dite. Asgjë nuk do ju ecë si keni parashikuar. Ju që jeni në një lidhje do keni konflikte të vogla, por që fatmirësisht pa pasoja të rënda. Në mbrëmje çdo gjë do zgjidhet dhe qetësia do mbizotërojë. Në punë do iu jepet detyra e mbikëqyrjes së të tjerëve. Në planin financiar mos shpenzoni shuma të mëdha sepse keni për t’u gjendur në situata shumë të vështira më pas.

Peshorja

Sot do jeni të zotë të lëvizni edhe male për të arritur atje ku dëshironi. Gjithsesi gjithmonë do bëni kujdes të mos nxitoheni. Për ju që keni një lidhje do jetë dite pasionante kjo e sotmja. Do përjetoni ndjesi të reja të cilat do ua shtojnë dëshirën për të jetuar. Ju beqarët do realizoni takime nga më të veçantat dhe do hidhni hapat e para drejt krijimit të një lidhjeje. Në punë Mërkuri do jetë planeti më i favorshëm dhe do ju ndihmoje t’i përshpejtoni më shumë gjërat. Në planin financiar do jeni më të organizuar se më parë dhe do dini si t’i kryeni me maturi shpenzimet. Nuk do mendoni vetëm për të sotmen.

Akrepi

Ka ardhur koha të kënaqni veten sot. Dëgjoni vetëm zemrën dhe mos mendoni për asnjë gjë tjetër. Për ju që jeni në një lidhje gjithçka do ndodhë si me magji dhe emocionet e kënaqësitë do jenë të papërshkrueshme. Ju beqarët do ndihmoheni nga Jupiteri dhe do afroheni më tepër pranë personit që pëlqeni. Tashmë do e keni më të lehtë t’ia shprehin ndjenjat atij në një mënyrë të veçante. Në punë do keni një marrëdhënie të shkëlqyer me kolegët dhe shefat dhe do e bëni detyrën me më shumë qejf. Financat do varen nga ju. Po shpenzuat shuma të konsiderueshme menjëherë do përballeni me vështirësi pa fund.

Shigjetari

Sot do përballeni me një sfide shumë të madhe, atë të kanalizimit të energjive. Ju të dashuruarit do jeni shumë të qetë dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Edhe pse partneri nuk do ju kushtojë rëndësinë e duhur ju nuk do mërziteni , por do tregoheni të duruar. Ju beqarët duhet të ndryshoni skemën e zakonshme të joshjes në mënyrë që të arrini sa më par të bëni për vete një person me vlera. Në punë do vazhdoni projektet e nisura dhe shefat mund t’iu vlerësojnë për përkushtimin. Në planin financiar do i keni të gjitha aftësitë për ta menaxhuar sa më mirë situatën dhe do i mbani të ardhurat nën kontroll.

Bricjapi

Çdo gjë do ju duket e vështirë për t’u menaxhuar sot dhe ndonjëherë do mendoni se jeni tërësisht të pazotë. Ju që keni një lidhje do jeni shumë të turbullt dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Mirë do jetë të mbani paksa distancë nga partneri derisa të qartësoheni. Do ju bëjë mirë të dyve. Ju beqarët do takoni princin e kaltër dhe do futeni në një tjetër etapë. Gjithçka tashmë do ju duket rozë. Në punë duhet t’iu qëndroni besnikë ideve tuaja dhe duhet të vazhdoni të përdorni metodat që jeni mësuar t’i përdorni. Rezultatet do jenë shumë të mira dhe askush nuk do ju kritikojë. Në planin financiar do keni goxha probleme të cilat vetë nuk do arrini dot t’i zgjidhni. Kërkoni sa më parë ndihmë.

Ujori

Sot nuk do jeni asnjë moment të kënaqur me ato që do arrini dhe do kërkoni të bëni shumë më tepër. Për ju që keni një lidhje priten ndryshime të mëdha. Do jeni më të hapur dhe komunikues me partnerin prandaj do sqaroheni për çdo. Ju beqarët do filloni një jetë shumë më ndryshe falë takimeve të mahnitshme që do realizoni. Në punë do merreni vesh shumë mirë me kolegët dhe mund t’iu propozoni atyre një bashkëpunim më të fortë për një projekt të madh. Çështjet e financave do varen tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato. Po u treguat të pakujdesshëm dhe të shpenzoni pa mbarim do keni probleme të jashtëzakonshme.

Peshqit

Gjatë kësaj dite dashuria dhe marrëdhënia shoqërore do jenë prioritet. Nëse arrini t’iu jepni rëndësinë e duhur do ndiheni më të gëzuar. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një ditë të bukur. Partneri do ua plotësojë të gjitha dëshirat dhe keni për t’u ndier më mire se kurrë më parë. Nëse jeni beqarë do dashuroheni me shikim të parë me një person të ri në punë dhe do ja shprehni atij këtë gjë me shikime dhe gjeste. Në punë do luftoni shumë për të arritur atje ku doni dhe për asnjë moment nuk do keni dyshime për hapat që duhet të hidhni. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, por gjithsesi me i kënaqshëm se disa ditë më parë.

 

 



Ju sugjerojmë

Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
Bota

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

18 Maj, 2025 10:32 pm
Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
Aktualitet

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

18 Maj, 2025 9:32 pm
Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
Politikë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

18 Maj, 2025 9:10 pm
Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
Aktualitet

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

18 Maj, 2025 9:01 pm
Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm
Sport

Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

18 Maj, 2025 8:29 pm
Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s
Bota

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s

18 Maj, 2025 7:53 pm
Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona
Bota

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona

18 Maj, 2025 7:36 pm
Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes
Bota

Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes

18 Maj, 2025 7:33 pm
Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje
Bota

Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje

18 Maj, 2025 7:12 pm
Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe
Kryesore

Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe

18 Maj, 2025 6:56 pm
Para
Efekti koronavirus: Parashikimi i motit mund të humbasë saktësinë

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ndahet nga jeta Koço Devole, ndodhej prej ditësh i intubuar

Ndahet nga jeta Koço Devole, ndodhej prej ditësh i intubuar

“Po përpiqen të vjedhin zgjedhjet”, Twitter i fsheh postimin Donald Trump

Pas 27 vitesh, Trump i pari president që humb mandatin e dytë
















TE FUNDIT

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
18 Maj, 2025

Ish-presidenti amerikan Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili...

Lexo më shumë

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
18 Maj, 2025

Ndërsa shumë turistë zgjedhin të vijnë në Shqipëri për të zbuluar bukurinë e plazheve mesdhetare pa turma vizitorësh, ju gjithashtu...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
18 Maj, 2025

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në...

Lexo më shumë

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
18 Maj, 2025

Edhe këtë të dielë, Vlora mori një tjetër panoramë, ku me rastin e çeljes së sezonit turistik u organizuan aktivititete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com