Ngjyrat natyrale dhe ato të errëta do të jenë trendet e make-up të buzëve, për vjeshtë/dimër 2016.
Ngjyra nude. Tendenca e ngjyrës së mishit apo “nude” siç njihet në ditët e sotme, fiton mbi të gjitha nuancat. Ajo është e kombinueshme dhe do të jetë e pranishme në të gjitha nuancat, tek bezha, roza, madje edhe tek toni më i ndezuar siç është portokallia.
Ngjyra e kuqe. Kjo nuancë nuk del kurrë nga moda, por kujdes këtë dimër duhet në tonalitet më të errët, për ti treguar buzët tuaja më të plota dhe seksi. E kuqja e “verës” do të ishte idealja.
Ngjyrat gotike si ajo e kumbullës, kafja apo edhe e zeza janë tejet të preferuara këtë dimër. Këto njihen si ngjyrat e dimrit, prandaj mos i ndani nga girmi juaj.