Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbuloni në kohë melanomën

2018/06/20 at 8:11 PM
në -Shëndeti
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbuloni në kohë melanomën

Kontrollet që duhen kryer


Melanoma zakonisht shfaqet mes moshës 30 – 60 vjeç dhe përbën 2-3% të tumoreve.

Me termin melanomë kuptohet kanceri i lëkurës, i cili e ka origjinën nga melanocitet; qelizat që kanë si funksion të tyre prodhimin e melaninës, substancës përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës. Mund të formohet në zonat më të errëta të epidermës, ku ka ose nuk ka nishane.
Melanomat përgjithësisht klasifikohen në katër faza (nga I në IV), ndërsa faza 0 tregon stadin fillestar që ndikon vetëm në shtresën e sipërme të lëkurës.
Njihni shkaqet
Faktorët që mund të shkaktojnë zhvillimin e melanomës janë të shumta. Nuk duhet nënvlerësuar prania e nishaneve dhe sidomos atyre të reja. Një zile alarmi mund të jetë prania e më shumë se 100 nishaneve. Djegiet nga dielli në fëmijëri dhe në adoleshencë dhe ekspozimet e tepruara në diell janë faktorë rreziku të një rëndësie të veçantë. Qëndrimi për një kohë të gjatë në diell, mund të dëmtojë ADN-në dhe të shkaktojë një transformim të tumorit. Ndaj kini parasysh se edhe nxirja artificiale me llamba solar duhet të bëhet me shumë kujdes. Një rëndësi të madhe kanë karakteristikat gjenetike, një sistem imunitar jo i mirë, historia familjare ose prania e të paktën një rasti tjetër me melanomë në familje.
Kur duhet të shqetësoheni
Përpara se të kryeni diagnoza më të thella, fillimisht duhet të bëni vetë një ekzaminim të lëkurës. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është pas dushit, në një dhomë të ndriçuar mirë. Kur një nishan, i formuar kohët e fundit ose ekzistues ka marrë gjithmonë një formë të ndryshme, të parregullt, ndryshon ngjyrën, rritet, shkakton kruarje dhe ka një formë të dhëmbëzuar. Mjeku dermatolog në këto raste ju këshillon për një ekzaminim më të detajuar.
Diagnostikimi
Dermatologu do të kryejë një vizitë të të gjithë nishaneve të vjetër dhe të rinj në trup, duke vlerësuar historinë familjare dhe praninë e shenjave apo simptomave të melanomës së lëkurës. Për të qenë të sigurtë se jeni duke u përballur me një rast të kancerit, është absolutisht e nevojshme që nishani dhe zona e dyshimtë të hiqen në mënyrë kirurgjikale përmes një biopsie. Një ekzaminim histologjik do të bënte të mundur konstatimin e pranisë së qelizave kancerogjene. Rezultati i ekzaminimit bën të mundur përcaktimin e dendësisë së qelizave kancerogjene dhe llojin e melanomës për të vijuar me planifikimin e ndërhyrjeve të mëtejshme. Diagnostikimi imazherik; si skaneri dhe rezonanca magnetike përcaktojnë nëse ekziston dhe ku është përhapur sëmundja.
Parandalimi
Ka sjellje të cilat mund të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të melanomave. Eshtë i domosdoshëm ekspozimi në mënyrë të moderuar në diell që në moshë të hershme, veçanërisht duke shmangur orët më të nxehta dhe duke minimizuar përdorimin e nxirjes artificiale me llamba solar. Në diell është e këshillueshme të mbani kapele, syze dielli dhe kremra mbrojtës. Është e rëndësishme që të kontrolloni periodikisht vetveten: vetekzaminimi ndonjëherë mund të bëjë të mundur identifikimin e ndryshimeve në kohë dhe ndërhyrjen në periudhën më të shkurtër të mundshme. Rekomandohet ekzaminimi i lëkurës çdo tre vjet midis moshave 20 deri në 40 vjeç dhe një ekzaminim i përvitshëm pas moshës 40 vjeç.
Trajtimi
Sot është e mundur që të zgjedhim midis operacionit që shpesh trajton në mënyrë përfundimtare sëmundjen në fazën fillestare. Radioterapia përdoret për të kuruar melanomën që shfaqet pas një trajtimi tjetër ose si terapi ndihmëse pas operacionit. Kimioterapia në përgjithësi nuk është shumë efikase, por mund të jetë e dobishme në lehtësimin e simptomave në fazat e avancuara. Ka edhe vaksina dhe terapi të targetuara, ndërsa gjithnjë e më shumë janë duke u studiuar strategji të tjera imunoterapeutike.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë Dermatolog, kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Burimi: www.spitaliamerikan.com



Ju sugjerojmë

Shtohen rastet e ndërhyrjeve në zemër/Shkak, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit
-Shëndeti

Shtohen rastet e ndërhyrjeve në zemër/Shkak, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit

11 Gusht, 2025 6:00 pm
Vera shton rastet me infeksione në lëkurë
-Shëndeti

Vera shton rastet me infeksione në lëkurë

10 Gusht, 2025 7:28 pm
Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë
-Shëndeti

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë

23 Korrik, 2025 10:49 pm
OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat
-Shëndeti

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

23 Korrik, 2025 9:58 am
Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv
-Shëndeti

Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv

18 Korrik, 2025 1:59 pm
Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale
-Shëndeti

Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale

15 Korrik, 2025 11:18 am
Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës
-Shëndeti

Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës

8 Korrik, 2025 12:08 pm
Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh
-Shëndeti

Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh

30 Maj, 2025 11:58 am
Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”
-Shëndeti

Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”

29 Maj, 2025 2:59 pm
Para
”Drekë tironsish me plonc”, Shehi: Rama të shkojë ta hajë te shtëpia e gruas

”Drekë tironsish me plonc”, Shehi: Rama të shkojë ta hajë te shtëpia e gruas

Vajza e Beyonce dhe Jay Z ‘tronditet’ nga lëvizjet seksi të prindërve

Vajza e Beyonce dhe Jay Z 'tronditet' nga lëvizjet seksi të prindërve

Artistët e Teatrit paralajmërojnë grevë urie

Artistët e Teatrit paralajmërojnë grevë urie
















TE FUNDIT

Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar
19 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lexo më shumë

Kush është negociatori që udhëheq Iranin në fazën tjetër të bisedimeve me SHBA-në?

Kush është negociatori që udhëheq Iranin në fazën tjetër të bisedimeve me SHBA-në?
19 Qershor, 2026

Si negociatori kryesor i Iranit, kryetari i parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf do ta udhëheqë vendin në fazën delikate të ardhshme...

Lexo më shumë

Zbulohet laborator për falsifikim dokumentesh, 3 të arrestuar në Tiranë

Zbulohet laborator për falsifikim dokumentesh, 3 të arrestuar në Tiranë
19 Qershor, 2026

Tre persona janë arrestuar në Tiranë për falsifikim dokumentesh. Dy nga të arrestuarit janë babë e bir, 53 dhe 24 vjeç, ndërsa është...

Lexo më shumë

Deklarata tronditëse e ministrit izraelit: Të digjet i gjithë Libani

Italia i kërkon BE-së të sanksionojë ministrin izraelit
19 Qershor, 2026

Ushtria izraelite njoftoi se katër ushtarë të saj janë vrarë në jug të Libanit, humbjet e para që nga arritja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}