Ditën e djeshme TMZ publikoi video skandalin ku partneri i Khloe Kardashian shfaqej me dy femra të tjera në periudhën ku ajo ishte shtatzënë. Edhe pse në ditët e fundit të shtatzënisë, Khlohe nuk e ka pritur aspak mirë këtë tradhti, dhe është shtruar me urgjencë në spital nga komplikacionet.
Sipas mjekëve rrezikohet që Khloe të bëjë një lindje të parakohshme, dhe kjo i ka shqetësuar së tepërmi familjarët e saj. Tristian dhe Khloe dukeshin çifti perfekt, dhe kjo duhet të ketë qenë e papritur për partneren e tij. “Ajo nuk është vetëm e lënduar, por edhe e poshtëruar dhe e shqetësuar për fëmijën e tyre. Si mund ta bënte ai këtë, dhe madje aq publikisht, kur bebja e tyre pritet të vijë në jetë gjatë këtyre ditëve?”, ka deklaruar një burim i afërt me të.