Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet virus i ri në Rusi i ngjashëm me Covid-19, rezistent ndaj vaksinave aktuale

2022/09/23 at 3:29 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbulohet virus i ri në Rusi i ngjashëm me Covid-19, rezistent ndaj vaksinave aktuale

Një virus i zbuluar së fundmi në një lakuriq nate rus i ngjashëm me SARS-CoV-2,  ka aftësi të infektojë njerëzit dhe është rezistent ndaj vaksinave aktuale.

Një ekip i udhëhequr nga studiues në Shkollën e Shëndetit Global të Universitetit Shtetëror të Uashingtonit Paul G. Allen zbuloi se proteinat nga virusi i lakuriqëve të natës, i quajtur Khosta-2, mund të infektojnë qelizat njerëzore dhe janë rezistente ndaj antitrupave monoklonale dhe serumit të individëve të vaksinuar për SARS- CoV-2.

Të dy viruset Khosta-2 dhe SARS-CoV-2 i përkasin të njëjtës nën-kategori të koronaviruseve të njohur si sarbecoviruse.

“Hulumtimi ynë tregon më tej se sarbekoviruset që qarkullojnë në kafshët e egra jashtë Azisë madje edhe në vende si Rusia perëndimore ku u gjet virusi Khosta-2 – gjithashtu paraqesin një kërcënim për shëndetin global dhe fushatat e vazhdueshme të vaksinave kundër SARS-CoV-2,” tha virologu Michael Letko.

Letko tha se zbulimi i Khosta-2 thekson nevojën për të zhvilluar vaksina universale për t’u mbrojtur kundër sarbekoviruseve në përgjithësi, dhe jo vetëm kundër varianteve të njohura të SARS-CoV-2.

“Tani për tani, ka grupe që përpiqen të krijojnë një vaksinë që jo vetëm mbron kundër variantit tjetër të SARS-2, por në fakt na mbron nga sarbekoviruset në përgjithësi. Fatkeqësisht, shumë nga vaksinat tona aktuale janë krijuar për viruse specifike që ne e dimë se infektojnë qelizat njerëzore ose ato që duket se paraqesin rrezikun më të madh për të na infektuar. Por kjo është një listë që po ndryshon vazhdimisht. Ne duhet të krijojmë vaksina për të na mbrojtur kundër të gjithë sarbekoviruseve.”- Michael Letko.

Ndërsa qindra sarbekovirusë janë zbuluar vitet e fundit, kryesisht te lakuriqët e natës në Azi, shumica nuk janë në gjendje të infektojnë qelizat njerëzore. Viruset Khosta-1 dhe Khosta-2 u zbuluan te lakuriqët rusë në fund të vitit 2020, dhe fillimisht u duk se ata nuk ishin një kërcënim për njerëzit.

“Genetikisht, këta viruse të çuditshëm rusë dukeshin si disa nga të tjerët që ishin zbuluar diku tjetër nëpër botë, por për shkak se nuk dukeshin si SARS-CoV-2, askush nuk mendoi se ishin vërtet diçka për t’u shqetësuar. Por më vonë zbuluam se mund të infektonin qelizat njerëzore. Kjo ndryshon paksa të kuptuarit tonë për këto viruse, nga vijnë dhe cilat rajone kanë të bëjnë”, tha Letko.

Letko u bashkua me disa anëtarë të fakultetit të WSU, për të studiuar dy viruset e sapo zbuluara. Ata përcaktuan se Khosta-1 përbënte rrezik të ulët për njerëzit, por Khosta-2 demonstroi disa tipare shqetësuese.

Ekipi studiues zbuloi se njësoj si SARS-CoV-2, Khosta-2 mund të përdorë proteinën e saj të spikut për të infektuar qelizat duke u bashkuar me një proteinë receptori, të quajtur enzima konvertuese e angiotenzinës 2 (ACE2), që gjendet nëpër qelizat njerëzore.

Më pas ata vendosën të përcaktojnë nëse vaksinat aktuale mbrojnë kundër virusit të ri. Duke përdorur serumin e marrë nga popullatat njerëzore të vaksinuara për COVID-19, ekipi pa që Khosta-2 nuk u neutralizua nga vaksinat aktuale. Ata gjithashtu testuan serumin nga njerëzit që ishin të infektuar me variantin omicron, por edhe antitrupat ishin të paefektshëm.

Letko tha se ekziston rreziku i rikombinimit të Khosta-2 me një virus si SARS-CoV-2.

Ju sugjerojmë

Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”
Bota

Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”

24 Maj, 2025 2:54 pm
18 të plagosur nga sulmi në Hamburg/ 6 persona në rrezik për jetën
Bota

18 të plagosur nga sulmi në Hamburg/ 6 persona në rrezik për jetën

24 Maj, 2025 2:32 pm
Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”
Aktualitet

Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”

24 Maj, 2025 2:12 pm
Stuhi e fuqishme në Serbi/ Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri
Rajoni

Stuhi e fuqishme në Serbi/ Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri

24 Maj, 2025 2:02 pm
Akuzat për kanabis/ Vis Pupa: Situata, pjesë e një procesi ligjor në zhvillim
Aktualitet

Akuzat për kanabis/ Vis Pupa: Situata, pjesë e një procesi ligjor në zhvillim

24 Maj, 2025 1:55 pm
‘Nën patronazhin e kartelit’/Berisha: Deputeti i PS, projektuar për ministër të..
Aktualitet

‘Nën patronazhin e kartelit’/Berisha: Deputeti i PS, projektuar për ministër të..

24 Maj, 2025 1:45 pm
Hampstead News (1944) / Homazhi i Mbretit Zog për Edith Durham
Kryesore

Hampstead News (1944) / Homazhi i Mbretit Zog për Edith Durham

24 Maj, 2025 1:27 pm
“Express”: Tirana, kryeqyteti i bukur europian. Zgjedhje ideale për turistët
Aktualitet

“Express”: Tirana, kryeqyteti i bukur europian. Zgjedhje ideale për turistët

24 Maj, 2025 1:03 pm
A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend? Berisha: Vendimet merren në vazhdim, por..
Aktualitet

‘Nuk i njohim zgjedhjet!’/Berisha: Narko-shteti do certifikojë farsën e tij!

24 Maj, 2025 12:56 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Berisha thirrje Trump: Shpall organizatë terroriste kartelet e drogës!Të lidhura me…

24 Maj, 2025 12:34 pm
Para
Shpërthim pranë një xhamie në Afganistan, 4 të vdekur dhe 10 të plagosur

Shpërthim pranë një xhamie në Afganistan, 4 të vdekur dhe 10 të plagosur

Video/ Me uniformë, arrestohet mjeku në Spitalin e Traumës, kapet duke marrë rryshfet

Video/ Me uniformë, arrestohet mjeku në Spitalin e Traumës, kapet duke marrë rryshfet

EMRI/ Kush është mjeku që u shoqërua në polici?

TE FUNDIT

Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”

Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”
24 Maj, 2025

Bashkimi Evropian theksoi angazhimin për të arritur një marrëveshje tregtare me SHBA-në bazuar në respekt dhe jo në kërcënime. Deklarata...

Lexo më shumë

18 të plagosur nga sulmi në Hamburg/ 6 persona në rrezik për jetën

18 të plagosur nga sulmi në Hamburg/ 6 persona në rrezik për jetën
24 Maj, 2025

6 nga 18 personat e plagosur në një sulm me thikë në stacionin hekurudhor të Hamburgut pasditen e së premtes...

Lexo më shumë

Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”

Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”
24 Maj, 2025

“Prej kësaj të diele, nis stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”, një nga më të mëdha në dekadat e fundit në...

Lexo më shumë

Stuhi e fuqishme në Serbi/ Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri

Stuhi e fuqishme në Serbi/ Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri
24 Maj, 2025

Stuhi e fortë e shoqëruar me reshje të dendura shiu, breshër dhe vetëtima ka goditur shumë pjesë të Serbisë. Ministria...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com