Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet takimi i McCain në Tiranë, ‘kokë më kokë’ me kreun e opozitës iraniane

2017/04/17 at 8:24 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohet takimi i McCain në Tiranë, ‘kokë më kokë’ me kreun e opozitës iraniane

Vizita e senatorit amerikan, John Mc- Cain, tri ditë më parë Tiranë u ndoq me mjaft interes në lidhje me mesazhet që ajo do të përcillte sa i takon krizës politike në vend.

Por, në fund të takimeve me Presidentin Nishani, Kryeministrin Rama, kryeparlamentarin Meta dhe kreun e opozitës, Basha, nga njoftimi i shpërndarë nga Ambasada e SHBA-ve u mësua se qëllimi i vizitës së McCain në Tiranë nuk lidhej me krizën politike, pavarësisht diskutimeve të realizuara me aktorët kryesorë politikë në Shqipëri.

Vizita e ish-kandidatit për President në SHBA, John McCain, ishte pjesë e turit të tij ballkanik, por qëndrimin e tij në Tiranë senatori amerikan e shfrytëzoi edhe për një takim të rëndësishëm. Kryetari i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit amerikan, McCain, gjatë qëndrimit të tij në Tiranë ka zhvilluar një takim me presidenten e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, Maryam Rajavi.

Në fokus të diskutimit mes senatorit amerikan dhe presidentes së Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit ishin zhvillimet e fundit në Iran, ndërhyrja e regjimit klerikal në rajonin e Lindjes së Mesme dhe perspektivat për të ardhmen.

“Nuk ka dyshim se njerëzit në këtë sallë kanë pësuar jo vetëm për veten, por kanë humbur të dashurit e tyre për shkak të tiranisë iraniane. Ju u ngritët, luftuat dhe sakrifikuat për lirinë, për të drejtën për të jetuar të lirë, për të drejtën për të përcaktuar të ardhmen tuaj, për të drejtën që ju është dhënë nga Perëndia. …Unë ju falënderoj që jeni një shembull, një shembull për të gjithë botën, se ata njerëz të cilët janë të gatshëm për të luftuar dhe sakrifikuar për lirinë do ta arrijnë atë dhe ju jeni një shembull për të gjithë në botë që janë duke luftuar për të”, tha McCain.

Gjatë takimit me presidenten e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, McCain ka falënderuar qeverinë e Shqipërisë për pranimin e anëtarëve të PMOI. Në Shqipëri numërohen rreth 2000 anëtarë të opozitës iraniane të ardhur nga Iraku me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Senatori McCain vlerësoi udhëheqjen e zonjës Rajavi, duke theksuar se: “Një ditë Irani do të jetë i lirë dhe një ditë ne do të mblidhemi në ‘Sheshin e Lirisë’ në Teheran”.

Ndërkohë, gjatë takimit, presidentja e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, Maryam Rajavi, ka falënderuar senatorin McCain për përpjekjet e tij në mbështetje të transferimit të sigurt të anëtarëve të PMOI deri jashtë Irakut. “Sot ka konsensus mbi rolin destruktiv të regjimit klerikal në rajon dhe se fashizmi fetar në pushtet në Iran është burimi kryesor i luftës, terrorizmit dhe krizës në Lindjen e Mesme”.

Ajo theksoi se ndryshimi i regjimit në Iran nuk është vetëm i domosdoshëm për t’u dhënë fund shkeljeve flagrante të së drejtave të njeriut në Iran, por edhe është i nevojshëm për zhdukjen e luftës dhe krizës, si dhe vendosjen e paqes dhe qetësisë në rajon. “Për sa kohë që regjimi klerik është në pushtet, nuk do të ndalojë eksportin e saj të terrorizmit dhe fundamentalizmit”, tha Rajavi.

Etiketa: koke me kokeMcCain në Tiranëopozita iraniane

Ju sugjerojmë

“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin
Politikë

“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin

21 Tetor, 2025 7:21 pm
Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme
Aktualitet

Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme

21 Tetor, 2025 6:53 pm
Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet
Rajoni

Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet

21 Tetor, 2025 5:34 pm
Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?
Bota

Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?

21 Tetor, 2025 5:11 pm
Emigrantët shqiptarë në Britani, Rama: Ku është Suela? Po të mallkuan shqiptarët…
Politikë

Emigrantët shqiptarë në Britani, Rama: Ku është Suela? Po të mallkuan shqiptarët…

21 Tetor, 2025 4:33 pm
Praga ndalon monopatinat elektrike, vendimi pas ankesave të banorëve
Bota

Praga ndalon monopatinat elektrike, vendimi pas ankesave të banorëve

21 Tetor, 2025 4:32 pm
Rama në Londër: Politikanët britanikë ta mbyllin atë dreq goje për shqiptarët
Kryesore

Rama në Londër: Politikanët britanikë ta mbyllin atë dreq goje për shqiptarët

21 Tetor, 2025 4:31 pm
Express: Shqipëria, destinacion për pushime vjeshte
Kronikë

Express: Shqipëria, destinacion për pushime vjeshte

21 Tetor, 2025 3:34 pm
Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa
Kryesore

Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa

21 Tetor, 2025 3:32 pm
Çdo futbollist i Arabisë Saudite fitoi 1 mln euro për kualifikimin në Kupën e Botës
Sport

Çdo futbollist i Arabisë Saudite fitoi 1 mln euro për kualifikimin në Kupën e Botës

21 Tetor, 2025 2:46 pm
Para
Pamje të rënda/ Tragjike! Vdes tifozi që e hodhën nga tribuna e stadiumit

Pamje të rënda/ Tragjike! Vdes tifozi që e hodhën nga tribuna e stadiumit

FotoLajm/ Ja si i pasqyruan në Instagram Rama dhe Basha takimet sot

DW: Ministri gjerman foli në emër të Merkel, në Tiranë fshikulloi opozitën

Vajza me dhunti të veçanta, as flet e as ecën. Apeli i dëshpëruar i babait: Ju lutem…

Vajza me dhunti të veçanta, as flet e as ecën. Apeli i dëshpëruar i babait: Ju lutem…

TE FUNDIT

“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin

“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin
21 Tetor, 2025

Në takimin e tij në Londër, Edi Rama u ndal edhe te Presidenti rus, Vladimir Putin. I pyetur nëse është...

Lexo më shumë

Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme

Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme
21 Tetor, 2025

Kreu i qeverisë Edi Rama, është këtë pasdite në Londër i ftuar në Future Resilience Forum 2025, forumi ndërkombëtar i...

Lexo më shumë

Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet

Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet
21 Tetor, 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka lënë të kuptohet se partia e tij Lëvizja Vetëvendosje si fituese e...

Lexo më shumë

Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?

Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?
21 Tetor, 2025

Bashkimi Europian është gati për lejet e reja të drejtimit të automjetit. Parlamenti Europian do të votojë për masën e re sot dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com