Kryeministri Edi Rama ka qëndruar disa ditë në New York për të zhvilluar disa takime ku ndër to ishte edhe ai me presidentin Donald Trump. Por një prej takimeve të Ramës i cili është mbajtur i fshehtë nga vetë kryeministri, ka qenë ai me filantropin dhe miliarderin George Soros.
Kjo është zbuluar nga djali i Soros, Aleksandër, i cili me anë të një fotografie të postuar në Instagram tregoi për të gjithë takimin me Ramën.
“është gjithnjë kënaqësi të takohesh me Kryeministrin shqiptar…”- shkruan Alexandër në postimin e tij, ku shfaqet së bashku me Ramën dhe babain e tij.