Nëse vërtet ndikon tek femrat siç thonë ekspertët, sprejin “Syntocinon” do ta blejë çdo mashkull.
Ai përmban hormonin oksitocinë në formë sintetike, i cili lirohet nga trupi kur njerëzit bëjnë dashuri.
Hulumtuesit e Universitetit të Bon në Gjermani kanë angazhuar 40 vullnetare të moshës rreth 20-vjeçare.
Sprejin e vërtetë e kanë thithur femrat të cilat, pas thithjes së këtij hormoni kanë vlerësuar partnerët e tyre 15 për qind më atraktivë se sa kur kanë thithur placebo. Përjashtim kanë bërë vetëm femrat të cila kanë marrë pilula, atyre u kanë qenë njësoj joshës edhe pa thithur sprej.
Ky sprej shitet online me çmim prej 25 eurosh.