Slogani i këtij viti për Eurovision-in, që do të mbahet në Liverpul, do të jetë “Të bashkuar nga Muzika.” Kurse, logoja për këtë vit shfaq disa zemra që rrahin në unison.
Ngjyrat mbizotëruese të logos janë bluja dhe e verdha, njëlloj si flamuri i Ukrainës.
Sipas BBC, slogani i këtij viti reflekton origjinën e këtij kompeticioni të këngës që u krijua fillimisht si një mënyrë për të bashkuar Europën në një vend.
Eventi këtë vit do të mbahet në Britaninë e Madhe pasi u vlerësua që organizimi në Ukrainë mund të ishte i rrezikshëm, duke qenë se vendi që prej thuajse një viti ndodhet të luftë, doli fitues.
Në logo janë përdorur edhe ngjyrat e flamurit të vendit organizues. Gjysmë finalet këtë vit do të mbahen më 9 dhe 11 maj. Kurse finalja e madhe do të jetë më 13 maj.