Pas dorëheqjes së zv/kancelari Heinz-Christian Strache, i cili ishte i përfshirë në një aferë korruptive, kancelari austriak Sebastian Kurz ka kërkuar zgjedhje të parakohshme.
Ai tha se i ka kërkuar Presidentit Aleksander Van der Bellen për një votim të ri kombëtar.
“Kjo nuk është ajo që vendi ynë ka nevojë. Unë nuk jam në politikë për ta mbajtur këtë zyrë … por për të punuar për vendin tonë të bukur”, tha Kurz.
Pas zbulimit të skandalit të Heinz-Christian Strache,mijëra njerëz protestuan jashtë kancelarisë në Vjenë, duke kërkuar një qeveri të re.
Partia Popullore e Qendrës së djathtë e Kurz është në qeveri me Partinë e ekstremit të djathtë të Strache.
Udhëheqësi i Partisë së Lirisë dha dorëheqjen pasi u shfaq në një videoskandal korrupsioni.
Materiali filmik që është transmetuar pjesërisht nga dy media gjermane tregon politikanin 49-vjeçar duke dialoguar lirshëm në ishullin spanjoll të Ibizës në vitin 2017, pak muaj përpara zgjedhjeve kombëtare. Në shoqërinë e tij ndodhet një e vetëquajtur oligarke ruse së cilës Shtrahe i premton favore politike dhe tenderë publikë./ Opinion.al E.Xh.