Bota

Zbulohet shkaku i vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:04 - 29/09/22 |
Opi Nion

Shkaku i vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II është pleqëria, sipas certifikatës së saj të vdekjes, të dalë këtë të enjte.

Në certefikatë thuhet se ajo vdiq në orën 15:10 në Kalanë Balmoral në Skoci më 8 shtator. Elizabeth II ishte në moshën 96- vjeç, kur ndërroi jetë.

Dokumenti u nënshkrua nga vajza e saj, Princesha Anne.

BBC shkruan se vdekja e saj u regjistrua më 16 shtator nga Sekretari i Përgjithshëm për Skocinë.

Certifikata e saj e vdekjes mban gjithashtu emrin e babait të saj, Mbretit George VI, dhe nënës, Elizabeth Bowes-Lyon.

Funerali shtetëror për monarken më jetëgjatë të Britanisë u bë të hënën, më 19 shtator./Opinion.al

 

 

 

 

 

Pas