Kronikë

Zbulohet shkaku i vdekjes së 4 turistëve rusë në hotelin në Qerret


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:35 - 01/12/21 |
Opi Nion

Pas 45 ditësh nga humbja e jetës së katër turistëve rusë, Sergei Burenkov, gruas së tij, vajzës dhe dhëndrit, në një hotel në zonën e Qerretit në Kavajë, Instituti i Mjekësisë Ligjore, ka mundur të përcaktojë shkakun fillestar të humbjes së jetës së anëtarëve të familjes ruse .

Emsioni ‘Në shënjestër’ në ‘News24’ ka dhënë detaje nga raporti i Instituti i Mjekësisë Ligjore. Sipas ekspertizës , “në trupat e viktimave, u konstatua prania e monoksidit të karbonit në masën mbi 75 përqind”.

Në këtë mënyrë, ekspertiza ka rrëzuar dyshimet se vdekja mund të kishte ardhur nga përdorimi i tepruar i klorit, po ashtu ka rezultuar se rusët nuk kanë patur ndonjë reaksion apo helmim nga ushqimi që mund t’u shkaktonte atyre vdekjen.

Edhe pse Mjekësia Ligjore ka përcaktuar shkakun e vdekjes së katër rusëve, duket se Prokuroria nuk është e bindur për shkakun e vërtetë të humbjes së jetës së tyre.  Shërbimin Sekret të Ushtrisë, me qëllim për të kryer një eksperiment hetimor në të njëjtat kushte që ka ndodhur ngjarja. Ku përmes këtij eksperimenti do të duhet të provohet nëse dioksidi i karbonit, është shkaktuar në ajër si pasojë e keqfunksionimit të kaldajës në hotel dhe mungesës së sistemit si duhet të ventilimit, apo për arsye të tjera./ Opinion.al

Pas