Rusia ka zbuluar se fundmi një bazë sekrete ushtarake në Arktik, e quajtur Naguasaky, e ndërtuar që prej rënies së Bashkimit Sovjetik.
Referuar mediave kompleksi ka formën e një trekëndëshi, i lyer me të kuqe, të bardhë dhe blu, si flamuri rus.
Baza ushtarake mendohet të ketë një vlerë rreth 23 trilion dollarë. Reparti me 5 godina, i ndërtuar në arkipelagun e Franc Jozef, mendohet se mund të strehojë ushtarakë dhe mirëmbajë disa avionëve lufte.
Jo të gjitha pjesët e bazës janë zbuluar sepse duhet të mbesin si sekrete të shtetit.
Në repartin e zbuluar nga Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, mendohet të qëndrojnë rreth 150 trupa, që duhet t’i mbijetojnë temperaturave nën 0 grad për 18 muaj./opinon.al