Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet se kur ka ardhur interneti në Shqipëri

2018/01/02 at 10:53 PM
në -Teknologji
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohet se kur ka ardhur interneti në Shqipëri

Ishte viti 1989. Në Universitetin Politeknik i Tiranës (UPT) ndodhi një ngjarje historike: lidhja e parë e Shqipërisë me internetin. Katedra e informatikës në UPT realizoi një lidhje internet me Universitetin e Pizës në Itali. Ky ishte i pari hap eksperimental që e prezantoi Shqipërinë me revolucionin e internetit.
Megjithatë, interneti komercial në Shqipëri do ta niste rrugëtimin vetëm në vitin 1995, falë një serveri të instaluar nga shoqëria “Infosoft”, por që përfaqësonte një formë elementare të lidhjes. Mesazhet drejt rrjetit grumbulloheshin të gjitha dhe dërgoheshin me intervale të caktuara drejt Italisë, prej nga më pas bëhej shpërndarja përfundimtare. Në vitin 1996, UNDP mundësoi një server interneti për organizatat jofitimprurëse. Por, shpërndarja masive e shërbimit nisi vetëm pas vitit 1997.
Fillimisht disa operatorë privatë e më pas “Albtelecom”, përmes shërbimit dial up, ofronin shërbim interneti nëpër banesa dhe zyra. Internet-kafeja e parë në Shqipëri është hapur në vitin 1999 dhe tarifat ishin mjaft të larta, deri në 500 lekë/ora. Gjatë viteve në vazhdim internet-kafetë do të ishin ndër bizneset më në modë. Numri i tyre u rrit ndjeshëm dhe tarifat gradualisht ranë deri në 100 lekë/ora. Por, deri në vitin 2005 përhapja e internetit ishte shumë modeste. Për shkak të investimeve të pakta, deri në vitin 2005 internetin vlerësohet se e përdornin më pak se 5% e shqiptarëve, shumica në internet-kafe. Vitet në vijim sollën një rritje me ritme shumë më të larta të përdorimit të internetit.
Mbështetur në të dhënat më të fundit, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare vlerëson se janë gati 2.2 milionë shqiptarë që përdorin internetin me brez të gjerë nga rrjetet e lëvizshme, ndërsa numërohen rreth 280 mijë abonentë me linja fikse.
Domaini i parë, upt.al
Shqipëria u pajis me një zonë të vetën domainesh në vitin 1992, me zonën “.al”. Po atë vit, u regjistrua edhe domaini i parë në këtë zonë. Domaini i takonte Universitetit Politeknik të Tiranës dhe adresa ishte “upt.al”.
Mbështetur në të dhënat më të fundit nga AKEP, në fund të vitit të kaluar numri total i domaineve të regjistruar në Shqipëri ka arritur në pak më shumë se 18 mijë.
Rritja e përdorimit të internetit dhe liberalizimi i procedurave të regjistrimit ka sjellë rritje të lartë të domaineve në zonën shqiptare gjatë viteve të fundit. Vetëm vitin e kaluar, u regjistruan rreth 5800 të tillë. Aktualisht, regjistrimi i domaineve mund të bëhet në shtatë kompani të akredituar nga AKEP për këtë funksion. Regjistrimi fillestar i një domaini bëhet për një periudhë pesëvjeçare, për të cilën çdo regjistrues parapaguan në AKEP një tarifë prej pesë mijë lekësh.
Shërbimi i regjistrimit të domaineve mund të ofrohet nga çdo kompani e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, duke u akredituar më parë në AKEP. Deri më sot, AKEP ka akredituar shtatë operatorët për ofrimin e këtij shërbimi. /SCAN Magazine




Ju sugjerojmë

ChatGPT në shkolla, po ndihmon apo pengon?
-Teknologji

ChatGPT në shkolla, po ndihmon apo pengon?

20 Prill, 2025 7:38 pm
BE konfirmon gjobën prej 2.4 miliardë dollarësh ndaj Google
-Teknologji

BE konfirmon gjobën prej 2.4 miliardë dollarësh ndaj Google

10 Shtator, 2024 2:28 pm
Samiti GAIN 2024 do të eksplorojë zhvillimet më të fundit globale në AI 
-Teknologji

Samiti GAIN 2024 do të eksplorojë zhvillimet më të fundit globale në AI 

23 Gusht, 2024 12:14 pm
Dezinformimi për zgjedhjet në rrjetet sociale, BE vëzhgon “me lupë” Meta-n 
-Teknologji

Dezinformimi për zgjedhjet në rrjetet sociale, BE vëzhgon “me lupë” Meta-n 

28 Maj, 2024 2:30 pm
BE nis hetimet për Apple, Meta dhe Google
-Teknologji

BE nis hetimet për Apple, Meta dhe Google

25 Mars, 2024 1:58 pm
DEFENDER Kosova 2024 nga Mektrin Motors: Bashkim i Luksit dhe Aventurës në një Organizim Ekskluziv 
-Teknologji

DEFENDER Kosova 2024 nga Mektrin Motors: Bashkim i Luksit dhe Aventurës në një Organizim Ekskluziv 

7 Mars, 2024 2:41 pm
Çfarë po ndodh?! Facebook dhe Instagram të paaksesueshëm
-Teknologji

Çfarë po ndodh?! Facebook dhe Instagram të paaksesueshëm

5 Mars, 2024 4:50 pm
“Apple” vendos rekord, vlen 2.000 miliardë dollarë
-Teknologji

Apple gjobitet me 1.8 miliardë euro nga BE

4 Mars, 2024 8:46 pm
Apple paralajmëron klientët: Mos i fusni iPhone-t e lagur në oriz 
-Teknologji

Apple paralajmëron klientët: Mos i fusni iPhone-t e lagur në oriz 

25 Shkurt, 2024 4:55 pm
ChatGPT shpërndan më shumë dezinformim në gjuhën kineze
-Teknologji

ChatGPT shpërndan më shumë dezinformim në gjuhën kineze

18 Shkurt, 2024 9:37 pm
Para
Zambia në krizë kolere/ Ushtria zbret në rrugë, mbyllen tregjet e baret

Zambia në krizë kolere/ Ushtria zbret në rrugë, mbyllen tregjet e baret

Vlorë, përfshihet nga flakët magazina me ushqime

Vlorë, përfshihet nga flakët magazina me ushqime

Më thuaj skuadrën e preferuar të të them çfarë mashkulli je

Messi: Ja çfarë më mungon për të qenë futbollisti perfekt
















TE FUNDIT

A do të dalë Kosova nga ngërçi politik? Sot seanca e 13 për konstituimin e Kuvendit

A do të dalë Kosova nga ngërçi politik? Sot seanca e 13 për konstituimin e Kuvendit
9 Maj, 2025

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot sërish për seancën e 13-të, që zhvillohet në përpjekje për të konstituar Kuvendin e Kosovës....

Lexo më shumë

Zakoni i preferuar i shqiptarëve/ Nis rritja e çmimit të kafesë,ja sa shkon në prill

Zakoni i preferuar i shqiptarëve/ Nis rritja e çmimit të kafesë,ja sa shkon në prill
9 Maj, 2025

Kafeja, zakoni i preferuar i Shqiptarëve, po rrezikon të kthehet në produkt luksi më rritjen e shpejtë të çmimeve. Të...

Lexo më shumë

Gjermani: Si qëndron Merz pas marrjes së pushtetit?

Gjermani: Si qëndron Merz pas marrjes së pushtetit?
9 Maj, 2025

Supozohej se do të ishte një fillim i ri për një qeveri të re ndryshimesh. Por fillimi nuk ishte ashtu....

Lexo më shumë

PS-PD mbyllin sot fushatën në Tiranë

PS-PD mbyllin sot fushatën në Tiranë
9 Maj, 2025

Tirana është stacioni i fundit elektoral për partitë politike para zgjedhjeve të 11 Majit. Socialistët do të bëjë mbylljen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com