Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet sa paguhen personazhet e showbizit tonë për postim në Instagram

2018/10/16 at 5:55 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbulohet sa paguhen personazhet e showbizit tonë për postim në Instagram

Personazhet e njohur që kanë më shumë ndjekës në Instagram, janë ata që përfitojnë më shumë dhe që paguhen për çdo postim-reklamë.

Në listën botërore të “Pasanikëve të Instagramit” përfshihen një sërë të famshmish që kanë miliona ndjekës si Selena Gomez, Kim Kardashian apo Ronaldo, postimet teke të së cilëve kapin shifrën e 550,000 dollarëve.


Por se sa paguhen personazhet e njohur të ekranit shqiptar, e mësoni tani:

Luana Vjollca – 1.2 milionë ndjekës

Moderatorja shqiptare është një prej personazheve publikë që na tregon se, biznesi i rrjeteve sociale është një burim i mirë të ardhurash. Luana Vjollca është një prej të paktave të famshmeve që arriti 1 milion ndjekës këtë vit. Por nëse pyesni sa paguhet ajo për një postim, moderatorja kërkon plot 1.200 euro për një postim dhe një “InstaStory” në rrjetin social të Instagram-it dhe duket se çmimi nuk është i diskutueshëm.

Olsi Bylyku – 263 mijë ndjekës

Aktori i humorit është i njohur ndryshe me pseudonim e rolit të tij, Kimikatit. Ai ka 263 mijë ndjekës dhe shfrytëzon famën e tij në televizion për të përfituar të ardhura nga rrjetet sociale. Nëse një biznes dëshiron që të bëjë një bashkëpunim me Olsin për të postuar një reklamë, burime për “iconstyle.al” treguan se duhet që t’i paguajë atij 500 euro.

Roza Lati – 347 mijë ndjekës

Moderatorja Roza Lati ka qenë ndër të parat që ka folur troç se Instagramin e përdor edhe për qëllime fitimi. Në një intervistë në 2017-n, Roza ka treguar se merr 500 euro-600 euro vetëm me një postim, por mund të ketë edhe pagesë mujore. Mirëpo e ftuar dje në emisionin e pasditës “Rudina”, Roza ka treguar se është paguar edhe 1000 euro për një postim.

Arjon Muça – 44 mijë ndjekës

Arjon Muça ka zbuluar gjithashtu shumën e madhe që ka marrë për një postim në Instagram. I ftuar në Pop Culture, ish-banori i BB, ka ndarë disa sekrete nga jeta e tij private, mes të cilave edhe se është paguar 1000 euro për një publikim.

Olti Curri- 155 mijë ndjekës

Një interes të madh ka pasur edhe për shifrën e Olti Currit, i cili nuk ka ngurruar të thotë se pagesa e tij është e lartë, pikërisht falë reklamave që bën në faqet e tij në Instagram dhe Facebook.

“Është pyetje çik e sikletshme, megjithatë pagesa ime aktualisht vjen nga reklamat që bëj në Instagram dhe Facebook dhe dua të them se në muaj shkon sa dyfishi i rrogës zyrtare të kryeministrit shqiptar”, ka thënë Olti.

Nuk e dimë nëse Olti e ka pasur seriozisht duke qenë se rroga e deklaruar e kryeministrit për 2017-n ishte 228 mijë lekë të rinj. Kjo e bën Oltin personazhin e njohur shqiptar më të paguar deri më tani.

Ilda Bejleri – 333 mijë ndjekës

Moderatorja simpatike paguhet afërsisht 500 euro për 5 postime, që i bie minimalisht 100 euro për një postim.

Rashel Kolaneci – 338 mijë ndjekës

Edhe pse e shkëputur tashmë nga ekrani, Rashel ka arritur të ketë 338 mijë ndjekës. Paga minimale që merr ajo për nëj postim në Instagram është 300 euro. Megjithatë rikthimi i saj në ekranin e televizionit “Klan” si konkurrente e “Dance With me”, pritet që të jetë një sukses i madh për ish-velinën edhe në këtë drejtim.

Sonny K Elson – 92,5 mijë ndjekës

Ai njihet për numrin e madh të ndjekësve, kryesisht modele dhe modelë. Por përpos faktit që ka një profil personal me një numër ndjekësish të përzgjedhur, fotografi i njohur Sonny K. Elson ka dhe një profil profesional me një numër të madh ndjekësish. Ai ka treguar për “iconstyle.al” se paguhet minimalisht 100 euro për një postim. / Marrë nga Iconstyle.al

 

Etiketa: luana vjollcaRashel Kolaneci


Ju sugjerojmë

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar
InstaBIZ

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar

2 Shtator, 2025 6:15 pm
Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre
InstaBIZ

Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

29 Gusht, 2025 3:41 pm
Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim
InstaBIZ

Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim

28 Gusht, 2025 8:02 pm
Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari
InstaBIZ

Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari

23 Gusht, 2025 5:07 pm
Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…
InstaBIZ

Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…

23 Gusht, 2025 3:34 pm
Ronaldo dhe Georgina Rodriguez drejt altarit, sa kushtoi unaza
InstaBIZ

Ronaldo dhe Georgina Rodriguez drejt altarit, sa kushtoi unaza

12 Gusht, 2025 7:28 pm
U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim
InstaBIZ

U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim

10 Gusht, 2025 10:57 am
John Cena tregon arsyen e transplantit të flokëve: Më ndryshoi jetën…
InstaBIZ

John Cena tregon arsyen e transplantit të flokëve: Më ndryshoi jetën…

10 Gusht, 2025 8:10 am
Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin
InstaBIZ

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin

1 Gusht, 2025 9:46 pm
Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?
InstaBIZ

Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?

29 Korrik, 2025 7:36 pm
Para
Daily Mail: Brenda kopshtit zoologjik të “Ferrit”, i cili ndodhet në Fier

Daily Mail: Brenda kopshtit zoologjik të “Ferrit”, i cili ndodhet në Fier

Shakira iu del kundër truprojave, puthet me fansin e çmendur

Shakira iu del kundër truprojave, puthet me fansin e çmendur

Rama: Shpifja po u tregohet shqiptarëve nga humbësit politikë

Rama: Shpifja po u tregohet shqiptarëve nga humbësit politikë
















TE FUNDIT

Plazhet më të pistë në Shqipëri

Plazhet më të pistë në Shqipëri
3 Shtator, 2025

Vetëm 14% e plazheve në vend kanë cilësi të shkëlqyer, ndërsa më shumë se një e katërta janë në gjendje...

Lexo më shumë

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
3 Shtator, 2025

I pyetur nga një grup i vogël gazetarësh teksa ndodhej në Pekin, nëse lufta në Ukrainë është afër përfundimit, Presidenti...

Lexo më shumë

PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar

PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar
3 Shtator, 2025

PD ka nisur hapat e para për reformimin e paralajmëruar brenda saj pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit. Sekretari...

Lexo më shumë

Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror

Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror
3 Shtator, 2025

Shqipëria do të zhvillojë një miqësore përballë Gjibraltarit në Europa Point të enjten e 4 shtatorit, pesë ditë përpara duelit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com