Greqia ka identifikuar rastin e parë të Covid-19 të shkaktuar nga varianti Omicron, njoftoi të enjten Ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris.
Infeksioni u konfirmua në Kretë, në një shtetas grek që u kthye nga një udhëtimi në Afrikën e Jugut, tha ai në një konferencë shtypi duke specifikuar masat e një ligji të ri që detyron vaksinimin për të gjithë personat mbi moshën 60 vjeç.
Theoklis Zaoutis, kreu i Organizatës Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY), tha se burri fluturoi në Kretë më 26 nëntor dhe mori një test të shpejtë antigjeni në aeroport, i cili rezultoi negativ.
Një test i dytë të nesërmen, pasi ai zhvilloi simptoma të lehta të Covid-19, përsëri mori një rezultat negativ derisa një i tretë më 29 nëntor konfirmoi infeksionin. Autoritetet shëndetësore konfirmuan të enjten në mëngjes se ishte varianti “Omicron”.
Zaoutis deklaroi se burri mbetet në karantinë dhe kontaktet e tij kanë rezultuar negative.