Janë zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj pak ditë më parë, teksa policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ekzekutimit dhe bashkëpunëtorët e tij.
Në kërkim nga policia janë shpallur Edmond Haxhia, Ruben Saraiva, Harry Simson Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman.
Dyshohet se prositësi i vrasjes ka qenë Edmond Haxhia, djali i dajës së Elton Lekstakajt, i cili kishte një konflikt me Nikulajn që prej 1997.
Gjakmarrja mes fisit Nikulaj dhe Lekstakaj:
Historia e përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një përson tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën. Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant. Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cileve dhe vëllain e Ardian Nikulaj. Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj, ngjarje këto të pazabardhura.