Bota

Zbulohet perla e rrallë 8000 vjeçare


               Publikuar në : 15:16 - 22/10/19 |
xhu lia

Një perlë 8000 vjeçare, e cila sipas arkeologëve është një ndër më të lashtat në botë, u gjet gjatë gërmimeve në ishullin Marawah të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Bëhet e ditur se kjo perlë e rrallë daton në vitet 5800-5600 para lindjes së Krishtit. Perla, e cila është quajtur “Perla e Abu Dhabit”, pritet të ekspozohet për hërë të parë në ekspozitën “10,000 years of Luxury” në datën 30 Tetor në muzeun e famshëm Louvre në Abu Dhabi.

Sipas kreut të departamentit të Kulturës dhe Turizmit, zbulimi i kësaj perle ka treguar qartë për pasjen e pasurive të pafundme në vend.

Gjithashtu ekspertë nga Emiratet e Bashkuara Arabe janë shprehur se në ato kohë perlat shkëmbeheshin me qeramikë dhe mallrat të tjera me tregtarë nga Mesopotamia (Iraku i lashtë)./Opinion.al/

Pas