Zbulohet edhe një tjetër detaj nga dasma e vitit. Bëhet fjalë për dasmën e Turjan Hyskës dhe Orinda Hutës, të cilët do të lidhin kurorë në fund të korrikut. Që prej fillimit të vitit, të gjithë kanë qënë shumë kurioz për këtë dasëm. Vetë Orinda ka treguar disa detaje në shkurt, gjatë një interviste ku zbuloi emrin e lokalit ku do të zhvillohej dasma, datën dhe numrin e të ftuarve. Por sot shef Renato Mekolli ka zbuluar një tjetër detaj nga kjo dasëm. Ai ka postuar një foto me Orindën ku tregon se kanë përfunduar detajet për drekën e dasmës. Kjo tregon se do të jetë ai përgjegjës për pjatat që do të konsumojnë të ftuarit.
“I mbyllem edhe detajet e fundit per darken e dasmes se Orinda Huta dhe Turjan Hyska ?.Ne koke te beqareve tani ?” – shkruan ai në postimin e tij./Opinion.al