Policia portugeze ka zbuluar një laborator të madh të përpunimit të kokainës brenda të cilit u gjetën rreth 1.500 kilogramëve lëndë narkotike, të një cilësie të lartë.
Policia portugeze deklaron se ky ishte laboratori më i madh i këtij lloji që ishte zbuluar në vend dhe një nga më të mëdhenjtë në Evropë. Operacioni kishte në shënjestër një grup kriminal, përgjegjës për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës në Evropë.
Hetimi filloi pas sekuestrimit të një ton kokainë e fshehur në një kontejner transporti nga Kolumbia që mbante rreth 20 tonë banane.
Përveç kokainës, policia sekuestroi, armë zjarri, para dhe automjete. E përditshmja portugeze ‘Diario de Noticias’ raportoi se magazina ndodhej në rajonin Oeste, rreth 50 kilometra nga Lisbona.