Disa ditë më parë në mediat e huaja qarkulloi lajmi se ylli televiziv Kylie Jenner do të lidhej në martesë me partnerin e saj Travis Scott.
Këto aludime qarkulluan pasi një asistent i Jenner u pa duke hipur në avion me një fustan të bardhë, i cili ngjasonte me një fustan nusërie.
Por duket se misteri i këtij fustani është zbuluar ditën e ditëlindjes së saj. Kylie Jenner festoi ditëlindjen e saj të 22-të së bashku me të afërmit në një jaht luksoz dhe fustanin e bardhë e mbajti veshur gjatë festës.
Në këtë mënyrë ajo i dha fund thashethemeve lidhur me martesën e saj. Gjatë ditëlindjes ajo publikoi video të ëmbla me të bijën, Stormi dhe gjithashtu dhuratën mbresëlënëse që mori nga partneri i saj.
Ajo ishte një varëse të madhe me diamante në formën e logos së markës së saj. Kylie e festoi ditëlindjen e saj në brigjet e Italisë, në një jaht së bashku me njerëzit e saj më të dashur./Opinion.al/