Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet ministri i ri i Ramës që denoncoi Basha në takimin me 8 ambasadorët

2017/03/14 at 6:50 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohet ministri i ri i Ramës që denoncoi Basha në takimin me 8 ambasadorët

Ende pa u dekretuar si ministër i Brendshëm, opozita ka nisur denoncimin e Fatmir Xhafës tek ndërkombëtarët. News 24 dhe BalkanWeb mësojnë se në drekën e punës që koalicioni opozitar pati me ambasadorët e 8 prej vendeve të Bashkimit Europian, mes tyre ambasadoren gjermane, denoncoi emërimin e Fatmir Xhafës në krye të ministrisë së Brendshme duke e cilësuar atë si një zgjedhje politike, pa ndonjë ndryshim të situatës ku ky dikaster ishte më parë nën drejtimin e Sajmir Tahirit.

Opozita gjithashtu i bëri të ditur diplomatëve të huaj se për ta Fatmir Xhafa është kompromis për të mbrojtur banditët dhe trafikun e drogës. Por, emërimet e reja në kabinetin e Ramës, nuk ishin e vetmja çështje që u diskutua me ambasadorët.

“Diskutuam për gjendjen politike në vend dhe bashkë me përfaqësuesit e tjerë opozitarë bëmë të qartë vendimin tonë për të mos u tërhequr nga beteja qytetare dhe popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme deri në realizimin e kushtit të vetëm të opozitës që është një qeveri teknike me vullnet të gjerë politik për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Bashkëbisedimi ishte shumë i frytshëm, dashamirës, mbështetës për qëllimet europiane dhe europianizuese të qëndresës, të lëvizjes tonë popullore dhe unë, besoj edhe kryetarët e partive të tjera të koalicionit ndahemi dhe nga kjo drekë me shumë optimizëm dhe akoma me më shumë vendosmëri për t’i shkuar deri në fund kauzës sonë”,- deklaroi Basha.

Lulzim Basha nuk dha shumë detaje per mediat, por Neës24 dhe BalkanËeb mësuan se ambasadorët pyetën se si mund të realizohet qeveria teknike dhe a mund të sigurojë stabilitet kjo kërkesë. Opozita sqaroi ambsadorët se qeveria teknike nuk është preçedet i panjohur për Shqipërinë, duke sjellë në vëmendje vitet ‘91 dhe ‘97 kur palët janë ulur për shkak të situatës dhe kanë gjetur zgjidhje politike edhe pse mazhorancat ishin solide. Zgjidhje ekstrapolitike për opozitën ishte edhe zgjedhja e Presidentit Moisiu.

Etiketa: ambasadoretBashaministri

Ju sugjerojmë

Drogë nga Amerika Latine/ SPAK: 7 të arrestuar, mes tyre ish-shefi i policisë
Aktualitet

Drogë nga Amerika Latine/ SPAK: 7 të arrestuar, mes tyre ish-shefi i policisë

11 Korrik, 2025 6:09 pm
Tre kryebashkiakë i dalin kundër Ramës, Tavo: I kam nënkryetarët e rinj
Aktualitet

Tre kryebashkiakë i dalin kundër Ramës, Tavo: I kam nënkryetarët e rinj

11 Korrik, 2025 5:44 pm
Ringjallet klubi ku dikur luanin Pele, Beckenbauer dhe Cruyff
Sport

Ringjallet klubi ku dikur luanin Pele, Beckenbauer dhe Cruyff

11 Korrik, 2025 5:23 pm
41 vite luftë dhe mbi 40.000 të vdekur, momenti historik kur Kurdët dorëzojnë armët
Bota

41 vite luftë dhe mbi 40.000 të vdekur, momenti historik kur Kurdët dorëzojnë armët

11 Korrik, 2025 5:05 pm
Molotovë e kallashnikovë, 3 furgona të FSHN drejt Thethit
Aktualitet

Molotovë e kallashnikovë, 3 furgona të FSHN drejt Thethit

11 Korrik, 2025 4:57 pm
Izraeli ngre alarmin: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit
Bota

Izraeli ngre alarmin: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit

11 Korrik, 2025 4:48 pm
Dimal/ Zjarr në fshatin Malas-Bregas, shkrumbohen qindra pemë ulliri
Aktualitet

Dimal/ Zjarr në fshatin Malas-Bregas, shkrumbohen qindra pemë ulliri

11 Korrik, 2025 4:39 pm
Çfarë ndodhi në Theth? Reagon policia
Aktualitet

Çfarë ndodhi në Theth? Reagon policia

11 Korrik, 2025 4:37 pm
Revoltë në Theth ndaj prishjes së ndërtimeve, qytetarët gjuajnë me molotov kundër…
Aktualitet

Revoltë në Theth ndaj prishjes së ndërtimeve, qytetarët gjuajnë me molotov kundër…

11 Korrik, 2025 4:31 pm
“Ndani plehrat në burim”/Rama-kryebashkiakëve: Po kalojmë në një shekull tjetër…
Aktualitet

“Ndani plehrat në burim”/Rama-kryebashkiakëve: Po kalojmë në një shekull tjetër…

11 Korrik, 2025 4:24 pm
Para
Kjo foto e këtij të moshuari që ushqen gruan e tij të sëmurë, i ka prekur të gjithë

Kjo foto e këtij të moshuari që ushqen gruan e tij të sëmurë, i ka prekur të gjithë

Skandal/ Ja çfarë ka filmuar një i ri sot në Tiranë

Skandal/ Ja çfarë ka filmuar një i ri sot në Tiranë

700 dollarë për një puthje dhe përkëdhelje!

700 dollarë për një puthje dhe përkëdhelje!

TE FUNDIT

Drogë nga Amerika Latine/ SPAK: 7 të arrestuar, mes tyre ish-shefi i policisë

Drogë nga Amerika Latine/ SPAK: 7 të arrestuar, mes tyre ish-shefi i policisë
11 Korrik, 2025

SPAK përmes një njoftimi për mediat ka zbuluar detaje të operacionit të gjerë që çoi në goditjen e një grupi...

Lexo më shumë

Tre kryebashkiakë i dalin kundër Ramës, Tavo: I kam nënkryetarët e rinj

Tre kryebashkiakë i dalin kundër Ramës, Tavo: I kam nënkryetarët e rinj
11 Korrik, 2025

Dy kryebashkiakë janë ndalur për të folur për mediat pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Durrës, ku shefi i...

Lexo më shumë

Ringjallet klubi ku dikur luanin Pele, Beckenbauer dhe Cruyff

Ringjallet klubi ku dikur luanin Pele, Beckenbauer dhe Cruyff
11 Korrik, 2025

Klubi legjendar i futbollit amerikan që dikur solli në SHBA yje si Pelé, Franz Beckenbauer dhe Johan Cruyff është rikthyer,...

Lexo më shumë

41 vite luftë dhe mbi 40.000 të vdekur, momenti historik kur Kurdët dorëzojnë armët

41 vite luftë dhe mbi 40.000 të vdekur, momenti historik kur Kurdët dorëzojnë armët
11 Korrik, 2025

Vendndodhja dhe ora e saktë e ceremonisë së PKK-së u mbajtën sekret për një kohë të gjatë. Pranë qytetit verior...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com