Një magazinë me lëndë narkotike, e mbledhur dhe gati për t’u shitur është zbuluar nga policia në Korçë.
Mësohet se droga u gjet në një magazinë në fshatin Voskop.
Dyshohet se lënda narkotike është marrë nga një tjetër vend, është mbledhur në magazinë për t’u tharë e më pas për t’u tregtuar.
Gjithashtu bëhet se në magazinë janë gjetur edhe armë zjarri. Ndërkohë në pranga kanë përfunduar pesë persona.