Kronikë

Zbulohet magazina e drogës në Lezhë, arrestohet një person



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:54 - 28/06/22 |
Opi Nion

Policia e Lezhës ka gjetur një magazinë e cila ishte përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike.

Autoritetet kanë vënë në pranga një person dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër. Policia ka vënën në pranga 36-vjeçarin E. Gj, i cili dyshohet dhe se ka kultivuar lëndën narkotike në një sipërfaqe toke pranë lumit Drin.

Në kërkim është shpallur shtetasi E. M., 32 vjeç, banues në Balldre, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këto veprimtari kriminale.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë operacion, u arrestua në flagrancë shtetasi M. C., 24 vjeç, banues në Balldre, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi Gj. N., 55 vjeç, banues në Gocaj, me detyrë kryetar i fshatit Gocaj, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Pas