Mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion është publikuar një listë me renditjen e qyteteve sipas perqindjeve të varfërisë në Shqipëri.
Kjo listë kryesohej nga qarku i Kukësit me 22.5%, i cili është vendi më i varfër ekonomikisht. Është pikërisht vendi ku ka një varfëri rurale dhe urbane të theksuar.
Pas Kukësit është qarku i Lezhës ai më i varfri. Por ajo që befason paksa në këto të dhëna është renditja e Durrësit në vend të katërt si qarku më i varfër, ndërkohë që është qarku i dytë më i madh pas kryeqytetit.
Po ashtu, Gjirokastra, sipas këtyre të dhënave është qarku më i pasur./opinion.al