Kronikë

Zbulohet ku ndodhet i afërmi që informoi familjen për zhdukjen e Ervis Martinaj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:06 - 16/08/22 |
Opi Nion

Prokuroria e ka regjistruar humbjen e kontakteve të Ervis Martinaj me familjen si rrëmbim personi dhe mësohet se një grup i posaçëm agjentësh janë duke u marrë me çështjen.

Policia është duke kryer kërkime në zonat e Fushëkuqes, në Durrës dhe Vlorë ku mendohet se Ervis Martinaj kishte të njohur të tij dhe mendohet e strehonin.

Ishte xhaxhai i Ervis Martinaj, Faik Martinaj,  ai që denoncoi se familja kishte humbur kontaktet me të shumëkërkuarin e policisë.

Në denoncimin që u bë publik disa ditë më parë xhaxhai i Martinaj tha se janë njoftuar nga një i afërm se nipi i tij ishte zhdukur. Ndërkohë xhaxhai shprehet se familja ka dyshime se Ervisit mund ti ketë ndodhur diçka e keqe nga grupe kriminale qe kërkojnë ta eliminojnë.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se “personi që mendohet se ka informuar Faik Martinaj për humbjen e kontakteve me nipin e tij, ndodhet në Dubai dhe policia e ka të pamundur të marrë informacion për atë që ka ndodhur.

Nërkohë ka gjasa që të gjitha dosjet e rënda kriminale, ku përfshihet ngjarja e Milotit, ku mbeti  i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos rëndë Ylli Brahimi por edhe atentatit i trefishtë në Fushë-Krujë, të përfshihen në një të vetme nga SPAK, me qëllim për të mësuar se cilat janë kundërshtarët që duan ta eleminojnë të shumëkërkuarin e drejtësisë Ervis Martinaj.

Ervis Martinaj është shpallur në kërkim nga SPAK, pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e Endrit Dokles.

Pas