Një medikament kundër diabetit, premton të jetë ilaçi i pari që mund të bllokojë plakjen dhe të zgjasë jetën e qenieve njerëzore deri në 120 vjet. Lajmi është publikuar nga agjencia përgjegjëse për tregtimin e barnave në SHAB, e quajtur Fda, e cila është shprehur se tashmë medikamentin e testuar tek minjtë do ta provojë tek 3 mijë pacientë.
Eliksiri i jetëgjatësisë ka në bazë metforminë, një molekulë e cila në laborator ka zgjatur me 40% jetën e minjve dhe është në përdorim prej dhjetëra vitesh. /bota.al/