Personi i cili mbeti i plagosur nga sulmi me armë i Policisë së Anti-trafikut, quhet Bledar Peci, dhe për momentin ndodhet i shtruar në spitalin e traumës në Tiranë. I plagosuri u përpoq t’i largohej policisë, pasi në momentin e kontrollit ju gjetën në makinë një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike të llojit kokainë.
Ai ndodhej në makinë me shtëtasin A.M dhe po lëviznin me mjetin e tyre tip Citroen në zonën e Don Boskos. Atyre ju bë me shenjë të ndalonin ndërsa ata nuk i janë bindur policisë.