Më në fund, u zbulua identiteti i motoristit që bënte varavingo rrugëve të Tiranës me një skafandër në kokë, sa nga njëra lagje në tjetrën.
Interesi ndaj tij u shtua, pikërisht në kohën kur u mor vesh fakti, se ai nuk ishte një njeri i zakonshëm që ka qejf shpejtësinë dhe adrenalinën e lartë. Por ishte dora vetë, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Ai ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve kur ka ndaluar në cep të rrugës, në përpjekje pët t’u shmangur nga sytë e njerëzve.
Ministri është fotografuar teksa i jep motorit, por këtë herë pa veshjen zyrtare tipike me të cilën jemi mësuar ta shikojmë çdo ditë. Sipas burimeve të Neësbomb, tregojnë se Tahiri parapëlqen që herë pas here ta kontrollojë vetë situatën në kryeqytet për t’u siguruar që gjërat po shkojnë ashtu siç duhet.