-Kulturë

Zbulohet fundi zhgënjyes i Game of Thrones


               Publikuar në : 11:54 - 09/05/19 |
geliano fataj

Game of Thrones është padyshim një nga serialet me të ndjekura në botë dhe që ka intriguar vazhdimisht shikuesit e tij me rrjedhën e papritur që marrin ngjarjet. Tashmë seriali është në sezonin e tij të fundit dhe shumë është folur në rrjet mbi fundin e tij. Fansat e serialit kanë vite që kanë ngritur teori nga më të ndryshme, por tani që fundi i serialit është vetëm dy seri larg duket se gjithçka është zbuluar.

Në fakt që me fillimin e Sezonit të 8-të u zbulua se kishte rrjedhje të informacionit në lidhje me të gjithë skenarin e serive të këtij sezoni por nuk dolën shumë detaje.

Një ditë para se të shfaqej seria e tretë e serialit në forumin e Game of Thrones në Reddit u publikua një postim i cili përshkruante në vija të përgjithshme vazhdimin e serialit.

Në këtë publikim bie në sy zbulimi i disa ngjarjeve të rëndësishme të episodit të tretë si për shembull vrasja e njërit prej dragonjve të Daenerys si dhe ekzekutimi i shoqërueses së saj Missandei.

Deri tani asnjë nga teoritë që kanë qarkulluar nuk ka parashikuar me kaq saktësi ngjarjet e serialit. Megjithatë ky postim ka ardhur si një sintezë e skenarit që ishte zbuluar që më parë.

Sipas tij në dy seritë në vazhdim ngjarjet më të rëndësishme do të jenë:
• Daenerys ekzekuton Varys. Sulmi i saj në King’s Landing është një fitore shumë e njëanëshme.
• Tyrion i lutet të tregojë mëshirë por ajo refuzon
• Tyrion liron Jamien, që ky i fundit të përpiqej të shoqëronte Cersei jashtë qytetit.
• King’s Landing digjet i gjithi gjatë betejës. Drogon shkatërron flotën e Euron Greyjoy
• The Hound ndeshet me vëllain e tij dhe ata vdesin të dy.
• Jami pasi ndeshet me Euron e vret atë por merr plagë vdekjeprurëse. Ai ja del të takojë Cercei dhe ata vdesin sëbashku
• Daenerys nis ekzekutime në masë dhe kjo gjë shqetëson Tyrion dhe Jonin. Ajo më pas arreston Tyrion për lirimin e të vëllait.
• Tyrion i shpjegon Jonit rrezikun që i kanoset shtëpisë së tij nga qasja që ka marrë mbretërimi i Daenerys.
• Pasi përpiqet që ta bëj të arsyetojë Jon vret Daenerys.
• Një këshill krijohet për të zgjedhur mbretin e ri dhe pas një fjalimi të Tyrion mbret zgjidhet Bran.
• Në mbyllje Jon tregohet se rikthehet ne Knight’s Watch, Arya largohet, Sansa mbretëron në Veri dhe Bran kontrollon tashmë të 7 mbretëritë me këshillin e përbërë prej Tyrion, Davos, Sam dhe Bronn.

Këto ngjarje i përshtaten karakterit dramatik të serialit por a janë edhe po aq spektakolare dhe emocionuese sa priteshin?

Këtë mund ta vendosin vetë fansat por nuk mund të anashkalohet fakti se vazhdojnë të mbesin shumë pikëpyetje në lidhje me disa çështje të shtjelluara gjatë 7 sezoneve të mëparshme.

Duket se ka një boshllëk në përçimin e emocioneve tashmë që filmi është jo më i bazuar në librat e autorit G.R.R. Martin. A duhet të ishte mbyllur kjo sagë në këtë formë? /Përgatiti: Aldo Baxhaku-Opinion.al

Pas