Është zbuluar fotoja e dy prej autorëve të cilët dhunuan mëngjesin e sotëm në Bllok, në rrugën “Pjetër Bogdani”, avokatin Sokol Mëngjesi. Fotoja është siguruar nga gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj.
Kujtojmë se avokati Sokol Mëngjesi u godit në mëngjes teksa dërgonte fëmijën në kopësht. Ai ndodhet në spital, në gjendje të normalizuar, njoftoi policia. Sipas burimeve, Mëngjesi ka pësuar fraktura në kokë.