Një adoleshent si gjithë të tjerët!
Sot ai mund të konsiderohet padyshim një nga artistët më simpatikë të trevave shqiptare.
Në fakt shumë femra do ta quanin mashkullin e tyre të ëndrrave. Por ja që edhe ky mashkull seksi që shihni sot, dikur ishte një djalosh krejt normal pa muskuj dhe tepër ‘qumështor’.Këtë nuk e themi ne por e tregon vetë foto e mëposhtme që një nga fansat e Ledrit ka postuar në Instagram duke i bërë tag këngëtarit. Ndoshta ky është thjesht një reagim pak i vonuar ndaj festës së 1 Qershorit. E sigurt është që pëlqimet nuk kanë munguar.
Fakti që Ledri Vula e ka pranuar foton në profilin e tij, tregon se nuk ka probleme me të shkuarën e tij apo frikë se mos ‘i dalin në shesh’ operacionet plastike që NUK i ka kryer. Në raste të tilla vlen shprehja “njëherë i bukur, gjithmonë i tillë”!