Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet emri i parë që do kandidojë në primaret e PD për Bashkinë e Tropojës

2022/10/25 at 5:30 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbulohet emri i parë që do kandidojë në primaret e PD për Bashkinë e Tropojës

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për të garuar në primaret për Bashkinë e Tropojës.


Lajmin e ka dhënë vetë Hajdarmataj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ku shkruan se arsyeja kryesore pse vendosi të garojë, është “vendimi i Partisë Demokratike për t’i besuar anëtarësisë dhe simpatizantëve të saj për të përcaktuar kryebashkiakët e ardhshëm dhe parlamentarët e tyre lokalë”.

Postimi i Mimoza Hajdarmatajt ne Facebook: 

Miq, Shumë prej jush më njohin si një demokrate, ndër themelueset e PD, e flaktë, që nuk bën kompromis me idealet e të gjithëve ne, të tjerë si një grua dhe nënë që përpiqet të gjendet kudo në nismat për mbrojtjen dhe promovimin e grave dhe vajzave, duke u përqendruar dhe tek potencialet e zhvillimit lokal e turizmit malor.

Dhe shumë të tjerë si pjesëmarrëse në Lëvizjen Studentore dhe anëtare e Grupimit “ Dhjetori 90”, e dekoruar nga Presidenti i Republikës me Medaljen “ PISHTAR I DEMOKRACISË”, “Për ndihmesën e çmuar në ndërtimin, konsolidimin dhe mbrojtjen e vlerave të demokracisë në Shqipëri”.

Por ajo që kam më shumë për zemër është identiteti, marka “çikë Tropoje”. Edhe pse jam larguar në moshë të re nga Tropoja, për shkak të studimeve, profesioni dhe jeta familjare më pas më përqëndroi në Tiranë, asnjëherë nuk i kam shkëputur marrëdhëniet me vendlindjen time dhe patriotët e mi, këtu në Tiranë dhe diasporë.

Tropoja, zona me pasuri të shumëllojshme nën tokë dhe mbi tokë, “Mbretëresha e Alpeve Shqiptare” është ndër krenaritë e mia më të mëdha. Dashuria për vendlindjen është frymëzim për mua në çdo sfidë. Braktisja pa mëshirë nga pushteti i Rilindjes, në nivel lokal dhe qëndror, prej afro 10 vite dhe diskriminimi që u është bërë tropojanëve por jo vetëm, më ka ndezur pasionin dhe vullnetin e jashtëzakonshëm për ti hyrë garës së PRIMAREVE në Tropojë.

Është beteja që e kam ëndërruar sepse vetëm kur drejton një bashki ke drejtuar qytetin dhe rrotullon botën për të sjellë projekte, punësim dhe shumë mundësi për të rinj për qytetin tënd. Tropoja ky diamant i Alpeve dhe gjithë Veriut nuk mund të kryesojë varfërinë e thellë të Shqipërisë. Nuk e mohoj se një shtysë shum të fortë e kam marrë nga mesazhe dhe telefonata që kam marrë nga tropojanë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Arsyeja më kryesore pse kam vendosur të garoj në PRIMARET për kandidat për Kryetar të Bashkisë Tropojë, në Zgjedhjet Lokale 2022 është vendimi i Partisë Demokratike për t’i besuar anëtarësisë dhe simpatizantëve të saj për të përcaktuar kryebashkiakët e ardhshëm dhe parlamentarët e tyre lokalë. Besimi që të japin anëtarët, simpatizantët dhe demokratët me vullnetin e tyre të lirë është i pakrahasueshëm me asnjë pozicion liste kryetarësh.

Prandaj, për t’ia arritur këtij misioni që i kam vënë vetes, më duhet besimi dhe mbështetja e tropojanëve, por të parët jeni ju demokratët, themelet e shtëpisë sonë dhe heronjtë e cdo beteje këtu dhe në Tiranë. Ju ftoj të më bashkoheni në këtë rrugëtim që ka për synim rikthimin e vendlindjes sonë,Tropojës sonë, në vendin që e meriton. Dashuria për Tropojën tonë, për qëndrueshmërinë e komunitetit, të ardhmen e familjeve tona, për të mbajtur rrënjët në tokën e të parëve, duhet të na bashkojë, të mos na ndajë.

Rrugëtimi i vështirë i PD në këta 30 vite dhe kesaj radhe, beteja e vërtetë historike mes nesh, patriotëve të flamurit, besimtarëve në Zot dhe qëndrestarëve të vlerave dhe atyre që atdhe, fè e familje kanë vetëm paranë ka treguar se vetëm të bashkuar mund të fitojmë dhe t#ia dalim, për Tropojën tonë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Me demokratët e Tropojës, për Tropojën tonë… Anëtarë, simpatizantë, demokratë- vota jote, jo e kryetarit!

 



Ju sugjerojmë

Rregulli i ri për taksat e makinave
Aktualitet

Rregulli i ri për taksat e makinave

15 Janar, 2026 6:36 pm
Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës

15 Janar, 2026 6:02 pm
Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor
Te Fundit

Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor

15 Janar, 2026 5:57 pm
Eliminimi i Real Madridit nga Kupa e Mbretit, Carvajal: Kemi prekur fundin
Sport

Eliminimi i Real Madridit nga Kupa e Mbretit, Carvajal: Kemi prekur fundin

15 Janar, 2026 4:51 pm
Ambasadori holandez takim me kreun e SPAK: Rikonfirmojmë mbështetjen
Aktualitet

Ambasadori holandez takim me kreun e SPAK: Rikonfirmojmë mbështetjen

15 Janar, 2026 3:54 pm
SHBA-të kanë filluar zyrtarisht shitjen e naftës së Venezuelës
Bota

SHBA-të kanë filluar zyrtarisht shitjen e naftës së Venezuelës

15 Janar, 2026 3:43 pm
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burg përjetë për Altin Hajrin
Kronikë

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burg përjetë për Altin Hajrin

15 Janar, 2026 3:39 pm
“Bllokada” e SHBA, çfarë janë vizat e emigrimit
Bota

“Bllokada” e SHBA, çfarë janë vizat e emigrimit

15 Janar, 2026 3:37 pm
Shkarkimi i drejtorit të burgut të Durrësit, emërohet kreu i ri
Aktualitet

Shkarkimi i drejtorit të burgut të Durrësit, emërohet kreu i ri

15 Janar, 2026 3:36 pm
Rama me rektorët e universiteteve: Koha për të rishikuar ligjin për arsimin e lartë
Aktualitet

Rama me rektorët e universiteteve: Koha për të rishikuar ligjin për arsimin e lartë

15 Janar, 2026 3:35 pm
Para
Sfidat e kryeministrit të ri të Britanisë

Sfidat e kryeministrit të ri të Britanisë

Meloni konfirmon mbështetjen e saj për BE-në, NATO-n dhe Ukrainën

Meloni konfirmon mbështetjen e saj për BE-në, NATO-n dhe Ukrainën

Gjendet një person i pajetë në Elbasan

Ra nga ballkoni teksa po kryente punët e shtëpisë, humb jetën gruaja në Kamëz
















TE FUNDIT

Rregulli i ri për taksat e makinave

Rregulli i ri për taksat e makinave
15 Janar, 2026

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) informon qytetarët se pagesa e taksës së mjeteve realizohet tashmë 100%...

Lexo më shumë

Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës

Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës
15 Janar, 2026

Të shtunën kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një mbledhje me kryebashkiakët në Durrës. Mësohet se takimi është parashikuar të...

Lexo më shumë

Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor

Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor
15 Janar, 2026

Kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë shënuar tendencë rritëse në fundin e vitit të...

Lexo më shumë

Eliminimi i Real Madridit nga Kupa e Mbretit, Carvajal: Kemi prekur fundin

Eliminimi i Real Madridit nga Kupa e Mbretit, Carvajal: Kemi prekur fundin
15 Janar, 2026

Real Madridi u mposht 3-2 nga Albacete dhe u eliminua nga Kupa e Mbretit që në fazën e 1/8-ave. Humbja e dytë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com