Një tjetër shqiptar i përfshirë në këtë trafik dhe i shpallur në kërkim, sipas policisë greke, është dhe Dhimitër Poti. Sipas dokumenteve të policisë greke, Poti rezulton të jetë njeriu kryesor i drejtimit të aktivitetit kriminal të trafikut të drogës në disa shtete të Bashkimit Europian, grup në të cilin sipas autoriteteve greke bën pjesë dhe Klemend Balili.
Dhimitër Poti, sipas dokumenteve të policisë greke, ka vendbanim të përhershëm në Belgjikë, ku dhe mbërrijnë ngarkesat me drogë shqiptare para se të shpërndahen në vende të tjera të Europës.
Policia greke, në bashkëpunim me vendet e tjera, dokumentoi një rast të ndodhur mes 2-7 prill të vitit të kaluar, kur një sasi droge u tentua të nisej nga Belgjika për në Oslo.
Dhimitër Poti është një biznesmen nga Saranda i njohur në media si ish-pronar i kompanisë së ilaçeve “Chim Prod”.
Në nëntor të vitit të kaluar, 50-vjeçari Poti u hetua nga prokuroria lidhur me 5 transaksione të dyshimtë nga Greqia në llogaritë bankare të kompanisë “Chim Prod”. /ABCnews