Personazhi televiziv Kim Kardashian është bërë sërish nënë prej pak ditësh. Përmes një nëne mbartëse Kim dhe bashkëshorti i saj, këngëtari Kanye West kanë pritur fëmijën e tyre të katërt, i cili është një djalë.
Përmes një foto në rrjete sociale Kim ka treguar edhe emrin e vogëlushit, i cili është Psalm West. Edhe këtë herë çifti ka surprizuar me përzgjedhjen e emrit.
Në foto duket i vogli dhe krahas saj është shkruar: “Ne jemi pa masë të bekuar dhe kemi gjithçka çfarë na duhet.”
Kim dhe Kanye janë prindër edhe të tre fëmijëve të tjerë North 6-vjeçe, Saint 3-vjeç dhe Chicago 15 muajshe.
Me herët Kardashian është shprehur se i vogli është tejet i qetë dhe i ngjan jashtëzakonisht motrës së tij Chicago./Opinion.al/