Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet e vërteta e “përjashtimit”/Çfarë ka ndodhur mes Taulant Xhakës dhe De Biasit

2017/03/26 at 2:25 PM
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohet e vërteta e “përjashtimit”/Çfarë ka ndodhur mes Taulant Xhakës dhe De Biasit

Prej kohësh Taulant Xhaka nuk është më një titullar fiks i Kombëtares. Shkëndija që dha në ndeshjen kundër Zvicrës në Europian, teksa flakte i nervozuar shishen me ujë pas zëvendësimit, u kalua pa masa të bujshme për hir të “ruajtjes së harmonisë në grup”.


Por “dashuria” mes tij dhe De Biazit nuk ishte më si më parë. Luajti gjithnjë e më pak, derisa pas Italisë mori një vendim të nxituar. Në kokën e tij ka qenë i bindur se i meritonte qoftë edhe disa minuta, me të drejtë ndoshta, por urdhri i trajnerit nuk bëhet dysh.

Aq më tepër që përballë kishte pikërisht atë, trajnerin që bëri gjithçka që ta vishte kuqezi, atëherë kur shumë të tjerë ia kishin vënë vizën dhe ishin të bindur se tashmë ishte një lojtar “i djegur” nga Zvicra.

Tani kohërat kanë ndryshuar dhe nëse nuk do të ketë një reflektim të shpejtë e publik nga ana e lojtarit, ka shumë të ngjarë që për sa kohë De Biazi të jetë trajner, Xhaka të mos jetë më në listë. Ndoshta, sepse në futboll nuk mund të thuash kurrë…

Xhaka e kishte parandjerë që nuk do të ishte titullar kundër Italisë, por ndërkohë ka shpresuar se mund të luante disa minuta në pjesën e dytë. “Panorama Sport” zbulon se pas ndeshjes zhgënjimi dhe mllefi kishin arritur kulmin te Xhaka, i cili më pas vendosi të kërkojë një ballafaqim me trajnerin.

De Biazi, si një ekspert i këtyre situatave, e ka shmangur takimin, sepse të dy kanë qenë të ngarkuar emocionalisht pas ndeshjes. Lojtari ka këmbëngulur, por trajneri, nga ana tjetër, ka qenë i prerë që të gjitha bisedat të bëheshin ditën tjetër në mëngjes, kur kokat janë më të ftohta.

Mësohet se Xhaka ditën tjetër nuk i ka kërkuar asnjë llogari trajnerit për mosaktivizimin. Thjesht e ka njoftuar atë se kishte vendosur që të shkonte të stërvitej me Bazelin. Trajneri fillimisht është kapur në befasi dhe më pas i ka kujtuar se ishte në grumbullim me Kombëtaren. Gjatë bisedës Xhaka ka ndërhyrë dhe i ka thënë: “Do iki, se kam prerë edhe biletën…”. Këtu De Biazi nuk e ka vazhduar më dialogun me futbollistin dhe i ka lënë të kuptohet se ky është një veprim i papranueshëm.

Në fund, trajneri i ka bërë të qartë mesfushorit se e llogariste për ndeshjen me Bosnjën dhe se largimi nga skuadra po bëhej pa miratimin e tij, por vendimi përfundimtar gjithsesi ishte në dorën e lojtarit. Pas kësaj, disa lojtarë veteranë, por edhe pjesëtarë të stafit janë përpjekur ta bindin Xhakën të reflektonte dhe të mos nxitohej, por ai nuk ndryshoi mendim…

 

Etiketa: De Biasiperjashtimiperplasjataulant xhaka


Ju sugjerojmë

Broja luan titullar, por nuk lë shenjë në Kupën e Ligës
Sport

Broja luan titullar, por nuk lë shenjë në Kupën e Ligës

24 Shtator, 2025 9:28 am
Babai i Yamal ngre dyshime për Topin e Artë: Dëm moral ndaj një qenieje njerëzore
Sport

Babai i Yamal ngre dyshime për Topin e Artë: Dëm moral ndaj një qenieje njerëzore

23 Shtator, 2025 5:32 pm
Tërhiqet nga futbolli fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë
Sport

Tërhiqet nga futbolli fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë

20 Shtator, 2025 1:33 pm
Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
Sport

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

19 Shtator, 2025 9:18 pm
Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës
Sport

Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës

17 Shtator, 2025 7:37 pm
Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse merr pjesë Izraeli
Sport

Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse merr pjesë Izraeli

17 Shtator, 2025 6:37 pm
Heroi olimpik shet medaljet dhe braktis përfundimisht Amerikën
Sport

Heroi olimpik shet medaljet dhe braktis përfundimisht Amerikën

17 Shtator, 2025 4:17 pm
Publikohet kalendari i Kupës së Shqipërisë
Sport

Publikohet kalendari i Kupës së Shqipërisë

17 Shtator, 2025 1:06 pm
Kontrollohej nga Ndrangheta, klubi italian kalon nën administrim gjyqësor
Sport

Kontrollohej nga Ndrangheta, klubi italian kalon nën administrim gjyqësor

16 Shtator, 2025 7:36 pm
Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA
Sport

Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA

15 Shtator, 2025 9:02 pm
Para
Rama nuk përmbahet, shpërthen ndaj gazetarëve kur pyetet për Balilin, Koçon, shtëpinë…

Rama-Bashës: Aman, kufirin e rrenave brenda Shqipërisë se na turpërove

Çfarë e lidh Grida Dumën dhe Noizy-n? Ja detaji

Çfarë e lidh Grida Dumën dhe Noizy-n? Ja detaji

Flet Bekim Balaj: Ja pse nuk mund ‘ta falja’ Maqedoninë në Shkodër

De Biasi e la në stol në ndeshjen me Italinë, reagon Balaj: Jam në gjendje të mirë
















TE FUNDIT

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania
27 Shtator, 2025

Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj, 38 vjeç, është ekstraduar këtë të shtunë nga Gjermania pas një operacioni të finalizuar nga...

Lexo më shumë

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
27 Shtator, 2025

Gjate kësaj paraditeje moti në vendin tonë parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura të cilat pritet...

Lexo më shumë

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
27 Shtator, 2025

Dashi Gjithçka do shkëlqejë sot ne jetën tuaj ne çift. Do e joshni pa fund njeri-tjetrin dhe çastet e lumtura...

Lexo më shumë

Gjendet në bregdetin e Durrësit trupi i pajetë i një burri

Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, ndërron jetë turisti në Durrës 
27 Shtator, 2025

Trupi i një burri të moshuar është gjetur këtë mëngjes në bregdetin e Durrësit, në lagjen nr. 13. Sipas informacioneve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com