Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet drafti i qeverisë që bllokon portalet në prag të fushatës

2016/12/12 at 4:06 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbulohet drafti i qeverisë që bllokon portalet në prag të fushatës

RAMA PAS TAKIMIT ME METEN - /r/n/r/nRAMA AFTER THE MEETING WITH META -

Partia Socialiste ka propozuar një masë ekstreme në Kodin Zgjedhor përmes së cilës kërkon të krijojë një sistem regjistrimi dhe monitorimi të portaleve, një propozim që një ekspert me të cilin foli BIRN e konsideroi shqetësues dhe konfuz.


Deputeti Taulant Balla propozoi ndryshimin në Komisionin Parlamentar të Reformës Zgjedhore dhe propozimi i tij kërcënon portalet me mbyllje në rast se “angazhohen në propagandë zgjedhore”.

Në draftin që socialisit Balla i dha BIRN, shkruhet: “Ndalohet përdorimi i portaleve elektronike të pa kontrolluara nga Bordi i Monitorimit të Mediave për propagandë zgjedhore. Autoritet shtetërore marrin masa për mbylljen gjatë fushatës zgjedhore të portaleve elektronike të pa regjistruara të cilat përhapin propagandë zgjedhore, zhvillojnë sondazhe pa respektuar rregullat e këtij kodi, apo kalojnë kufirin e informimit dhe konsiderohen propagandë zgjedhore”.

Kërcënimi me censurë paraprake të medias në fushatë zgjedhore përbën një akt të paprecedent në Shqipërinë e viteve të fundit. Herën e fundit kur media kishte detyrim të licencohej para se të botohej ka qenë viti 1997, kur qeveria demokrate e kohës, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe kërkoi autorizim paraprak për botimin e gazetave. Shumica dërrmuese e gazetave refuzuan të regjistrohen dhe rrjedhimisht ndërprenë botimin për disa muaj.

“Imponimi i një modeli që zbatohet në fushën e televizioneve edhe në sferën online është shumë problematik, por është e vështirë të kuptohen si do të bëhet ky rregullim për shkak se formulimi është shumë konfuz”, tha për BIRN Darian Pavli, ekspert ligjor pranë Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë – Soros në Tiranë.

Aktualisht Shqipëria ka një nen në kodin zgjedhor të miratuar në vitin 2003, i cili i kërkon televizioneve publike dhe private që t’i japin kohë të barabartë partive politike sipas kuotave të paracaktuara në kodin zgjedhor. Kodi parashikon gjoba deri në 3 milionë lekë për televizionet të cilat shkelin parimin e trajtimit të barabartë të subjekteve zgjedhore kryesore dhe të pasqyrimit me minutazh më të vogël të subjekteve të tjera, por kurrsesi nuk parashikon mbyllje të televizionit.

Por sipas propozimit të Ballës, portalet, ndryshe nga televizionet, jo vetëm që do të duhet të vendosen nën monitorim nga Bordi i Monitorimit të Medias, por ato duhet të mbyllen “përgjatë fushatës zgjedhore” në rast se refuzojnë të regjistrohen.

Bordi i Monitorimit të Medias është një institucion që krijohet pranë KQZ për periudhën zgjedhore, i cili ka për detyrë të analizojë të dhënat e siguruara nga Autoriteti i Mediave Audiovizive për të parë nëse televizionet kanë shkelur apo jo dispozitat e kodit zgjedhor mbi pasqyrimin në televizione të fushatës zgjedhore. Gjithsesi, Bordi i Monitorimit të Medias nuk ka dënuar deri më sot ndonjë televizion për shkelje të tilla.

Gjatë zgjedhjeve të vitit 2015, p.sh, Bordi i Monitorimit të Medias, i cili teorikisht duhet të përbëhet nga profesionistë të pavarur por që zakonisht përbëhet nga njerëz të lidhur ngushtësisht me partitë politike, propozoi gjoba për televizionet që kishin mbështetur njërën palë. Por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ta injorojë propozimin për vendosje gjobash.

Ndryshe nga televizionet, portalet, sipas propozimit, nuk përgjigjen vetëm për trajtimin e barabartë të subjekteve, por edhe për përmbajtjen e lajmeve, gjë që sugjeron që Bordi i Monitorimit të Medias dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të dyja institucione thellësisht të politizuara, të kenë të drejtë të urdhërojnë bllokimin e portaleve të caktuara sipas dëshirës së vet, bazuar në parime efektivisht të pamatshme. Sipas propozimit, KQZ-së i lind e drejta të bllokojë portalet që “kalojnë kufirin e informimit dhe konsiderohet se bëjnë propagandë zgjedhore”.

Mbetet e paqartë se si mund të zbatohet teknikisht një klauzolë e tillë ligjore duke marrë parasysh se, ndonëse qeveria shqiptare është në gjendje teknikisht të kontrollojë aksesin në faqe të caktuara në territorin e Shqipërisë, ajo nuk ka mundësitë të kontrollojë rrjetet e medias sociale të tilla si Facebook.

Kjo është nisma e disatë e qeverisë apo politikës kundër medias në internet. Vetë kryeministri Edi Rama kërcënoi pak kohë më parë se do t’i jepte fund analistëve dhe portaleve, të cilat, sipas tij, janë kthyer në parti politike që nuk votohen dhe nuk i japin llogari askujt./BIRN

Etiketa: fushatembylljeportale draftqeveria


Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Pasuritë e gjyqtarëve që pezulluan ‘Vettingun’: Me kredi dhe nga 1 pagë

Venecia u shpreh. Çfarë do të bëhet me Vetingun?

18 vjeçari me BMW përplas për vdekje të moshuarin në Kamëz

18 vjeçari me BMW përplas për vdekje të moshuarin në Kamëz

‘Eskobari i Ballkanit’/ Krimet e Rënda lëshojnë urdhër-arrest për Klement Balilin

Kush i dekonspiron operacionet për kapjen e Balilit?
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com