Drafti i siguruar nga Televizioni Klan nis me një shënim, që dëshmon mosmarrëveshjet mes palëve; propozimet e tyre janë shënuar me ngjyra të ndryshme.
Një nga propozimet e reja është përcaktimi se cilët janë funksionarët e lartë, që do të bëhen pjesë e hetimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë dhe Apelit, që do marrin në shqyrtim veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Funksionarë të lartë përfshijnë Presidentin në detyrë dhe ish – Presidentët e Republikës, Kryetarin në detyrë dhe ish – Kryetarët e Kuvendit, Kryeministrin në detyrë dhe ish – Kryeministrat, anëtarët e Këshillit të Ministrave në detyrë, anëtarët e Këshillit të Ministrave gjatë tre viteve të fundit, Prokurorin e Përgjithshëm, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Kryetarët e Bashkive dhe deputetët e Kuvendit, Zëvendësministrat, anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Lartë Administrative dhe drejtuesit e institucioneve shtetërore qëndrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë.
Zyrtarë e lartë do të hetohen nga Prokuroria dhe gjykatat e posaçme, anëtarët e të cilave do të kalojnë në një filtër të fortë përzgjedhje përpara emërimit.
Ndërsa si kriter i emërimit duhet të jetë dhe përmbushja e këtyre kushte.
Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk mund të emërojë asnjë gjyqtar, drejtues apo prokurorë të gjykatave të posaçme apo Prokurorisë së Posaçme pa marrë pëlqimin e tij dhe familjarëve të afërt për kontrollet periodike të llogarive bankare dhe telekomunikimeve personale.
Ndërkohë që të gjithë ata, por dhe oficerët e hetimit dhe punonjësit e administratës së këtyre institucioneve, u nënshtrohen me sukses verifikimit të pasurisë dhe të figurës.
Prokurori i Përgjithshëm do të nuk kalon me nga Presidenti i Republikës, por do të propozohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Këshilli i propozon Kuvendit 3 kandidatë. Kryeprokurori zgjidhet mes tyre me 3/5 e votave të anëtarëve të Kuvendit. Nëse ai nuk zgjidhet brenda 30 ditëve nga paraqitja e propozimeve, kandidati i renditur më lart nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë konsiderohet i emëruar. Mandati i tij është 7 vjet, pa të drejtë riemërimi.
Propozimi që EURALIUS dhe UPDAT bëjnë për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese parashikon votim me 3/5 e anëtarëve të Kuvendit dhe kur në votimin e parë Kuvendi nuk siguron shumicën e kërkuar prej tre të pestave, brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës së kandidatëve, kandidati i renditur më lart konsiderohet i emëruar.
Nga 9 anëtarët e kësaj gjykate, tre emërohen Presidenti i Republikës, tre nga Kuvendi dhe tre të tjerë nga mbledhja e përbashkët e Gjykatës së Lartë dhe e Gjykatës së Lartë Administrative. Kryetari zgjidhet me votim të fshehtë me shumicën e anëtarëve të gjykatës, me mandat 3 – vjeçar, pa të drejtë rizgjedhje. /Tv Klan