Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet dokumenti: Çfarë hanin ballistët, partizanët dhe zogistët në luftë

2016/10/28 at 9:07 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Zbulohet dokumenti: Çfarë hanin ballistët, partizanët dhe zogistët në luftë

Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka zbuluar në “Facebook” një dokument që tregon se me çfarë ushqeheshin ballistët, partizanët dhe zogistët gjatë LANÇ-it.


dokumenti

Dokumenti vjen në një kohë kur ka plasur debati për dekorimin e 67 të pushkatuarëve ballistë në vitin 1943 nga batalioni i Mehmet Shehut.

SHKRIMI I KASTRIOT DERVISHIT

Menuja ushqimore e forcave politike gjatë Luftës së Dytë Botërore po merr më shumë rendësi sesa roli dhe veprat e këtyre forcave gjatë kësaj lufte.

E siç ndodh rëndom, për fat të keq dalin “argumente” me origjinë nga propaganda e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste apo nga kinostudio e djeshme, sipas të cilave p.sh. ballistët duhen vrarë se hanin pula, a thua se pula si shpend është konsumuar vetëm nga ballistët se ballistët ishin shtresa në nevojë. Këtij aspekti të parëndësishëm i mungon fakti se me çfarë janë ushqyer gjatë luftës p.sh. zogistët.

Po a ka pyetur kush se si ushqeheshin shtesat në nevojë, partizanët? Propaganda komuniste e cila i është imponuar publikut nëpërmjet kinematografisë kryesisht, e ka paraqitur figurën e partizanit gati humanist, që nuk ha nga trasta e popullit, që sakrifikon shumë, etj.

Partizani shqiptar nuk ishte gjë tjetër veçse një imitimi i trashë i partizanit jugosllav. Jo vetëm në veshje e simbole, por edhe në parulla përshëndetëse.

Sikur të ishin tharë gjithë fjalët e gjuhës shqipe, partizanët shqiptarë që drejtoheshin nga Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi, përdornin këtë parullë përshëndetëse: “Smërt fasizmu-sloboda narodni” (Vdekje fashizmit-liri popullit).

Për t’u kthyer te çështja, për të pasur më të qartë se me çfarë ushqeheshin partizanët gjatë luftës, më poshtë do gjeni pjesë nga historiku i batalionit të 3-të të brigadës së parë, marrë nga Arkivi i PPSH-së.

Pjesa i referohet hyrjes së forcat të batalionit në fjalë në zonën e Dumresë. Pavarësisht se nuk janë vendosur data, referuar historikut të përgjithshëm të brigadës, është tetor 1943. Kësisoj, meqë opinioni është dërrmuar me propagandë mbi “pulat që kanë shqyer ballistët”, le të shohim se si dhe me çfarë ushqeheshin komunistët.

Pjesë nga historiku i batalionit të 3-të të brigadës së 1-rë komuniste shkruar nga S.T.

Mbas çdo aksioni ktheheshin në bazë të gëzuar se e dinim që do të na prisnin këngët dhe teatrot e bukura që vetë partizanët i hartojnë çast pas çasti. Pasi kaluan 10 ditë në punë të vazhdueshme, por gjithmonë të kënaqur, nisemi për në malin e Mnerit, për të marrë nja 4 topa që ishin atje të fshehur.

Pas një udhëtimi prej 6-7 orësh mbërritëm në rrëzë të malit, në një fshat. Populli i pagdhendur fare, nuk kishin as më të voglën njofni për luftën tonë, nuk e njihfishin fare. Pas dy ditësh mundëm me gjete 3 topa të kalibrit 75-13 e pas këtyre ditëve u kthyem prapë në familjen tonë, domethënë në fushën e Erzenit.

Më në fund pas nja 3 ditësh u nisëm për t’u hedhur prapë në jugë. Kaluam natën mbi lumin e Shkumbinit, gjithmonë pa folur, të heshtur, pa pi duhan e pa u kollitë, e përshkruam varg, njëri pas tjetrit të gjithë ato kodra që vazhdonin njëra pas tjetrës duke u naltësue.

Më kujtohet me sa kujdes kalonim në një heshtje të tillë, me veshët e ngrehur për të qenë gati për çdo të papritur. Pas një ecje të vazhdueshme, ndaluam faqe një kodre, prej aty, dukej qyteti i Elbasanit.

Pastaj natën përshkojmë në heshtje fshatrat aty afër Elbasanit, kemi kalue aq afër gjatë zallit sa mushkat besoj se dëgjoheshin. Pas një nate ecjeje të vazhdueshme hymë në Dumre, krahinë pjellore e Elbasanit, një vend krejt fushë.

Aty partizanët ia nxorën inatin reaksionarëve, e kam fjalën për çifligun e Ibrahim Biçakut. Ushqim pa masë, duhan me rrogëze, por mbi gjithçka një mish prej dhije që kishte 4 gisht dhjamë. U kënaqën partizanët e bajshin shaka në mes tyre duke thanë “mos të lëntë Zoti pa reaksionarë”. Të nesërmen u nisëm për në katundin e Belshit që ishte qendër e reaksionarëve.

Katundarët na pritën mirë sigurisht nga frika se ish brigada e 1-rë jo se ata e kishin kuptuar luftën tonë. Pas një dite shkruam në një fushë të madhe afër katundit Seferaj, aty ngrehëm çadrat për të qëndruar disa ditë. Filluam të organizojmë këshillat e fshatrave e pas nja 5 ditësh, u formua këshilli krahinor, neve i dhamë një shije mbledhjes me korin që kishim formuar e me teatrot e ndryshme që lojtëm. Gati çdo ditë loznim teatro.

Sa efekt që bëjnë hapat e para drejt njohjes së lëvizjes sonë. Qenë me të vërtetë ditë të bukura ato që kaluam në Dumre. Kishim lopë që thernim për të hëngër e për çudi lopët shtoheshin çdo ditë megjithëse neve hanim. E kjo sepse përditë ua merrnim reaksionarëve. Pas një çlodhjeje të mirë, u nisëm për në Sulovë. Kaluam Devollin, e përshkruam

njëri pas tjetrit katundet e Sulovës që në pjesën më të madhe qëndronin mirë. Më ka bërë përshtypje në disa katunde qëndrimi i pleqve që ka qenë shumë i mirë. Neve në çdo katund ngjallnim lëvizjen, iu tregonim katundarëve rrugën e vërtetë.

Duke vazhduar kështu i afrohemi Beratit që ishte i liruar prej forcave partizane të rrethit të tij. pak përpara se të hymë në Berat, pranë një mulliri, na u nda një shok nga radhët, e ky qe partizani trim TelhaShahini, por mjerisht mjerisht jo nga lufta por nga pakujdesia e një shoku të ri që kishte një automatik anglez e që pa dashje me karikator brenda deshi ta pastronte.

(Shënim: Teksti botohet sipas origjinalit, me ndonjë korrektim të vogël letrar si p.sh. vendosja e pikës në fund të fjalisë. Shkruesi i historikut nuk e ka njohur pothuaj fare pikën pasi e ngatërron ndonjëherë me presjen).

 



Ju sugjerojmë

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025

10 Korrik, 2025 8:15 am
“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…
Bota

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…

9 Korrik, 2025 10:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Bota

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

9 Korrik, 2025 9:55 pm
“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
Aktualitet

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

9 Korrik, 2025 9:30 pm
Auto-Skicë
Bota

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

9 Korrik, 2025 9:00 pm
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Irritimi i Trump me Putinin, si po e shmang Moska

9 Korrik, 2025 8:52 pm
Auto-Skicë
Sport

Vdekja e Jotës, shuma që bashkëshortja dhe fëmijët e futbollistit do të përfitojnë

9 Korrik, 2025 8:48 pm
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100
Bota

Mbi 170 të zhdukur nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve shkon në 110

9 Korrik, 2025 8:13 pm
Niveli i inteligjencës tek shqiptarët në rritje
Life Style

ChatGPT nuk është psikologu juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

9 Korrik, 2025 7:58 pm
Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat
Sport

Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat

9 Korrik, 2025 7:28 pm
Para
Gjermani, aty ku sirianët i konsiderojnë xhamitë “tepër konservatore”

Gjermani, aty ku sirianët i konsiderojnë xhamitë “tepër konservatore”

Video/ Tuna brenda trekëndëshave, shikoni trailerin e klipit të ri “Bermuda”

Video/ Tuna brenda trekëndëshave, shikoni trailerin e klipit të ri “Bermuda”

Video-STOP/ Zgjidhje për invalidin Haki Zekthi

Video-STOP/ Zgjidhje për invalidin Haki Zekthi
















TE FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
10 Korrik, 2025

Dashi Tashmë ndikimi i Marsit është i pakonsiderueshëm, prandaj sot do të ndiheni më të lirshëm në veprimet tuaja. Ata...

Lexo më shumë

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…
9 Korrik, 2025

Me armë në sfond, pengje të gjunjëzuar dhe batuta të errëta, një video që ngjan me propagandën e ISIS po...

Lexo më shumë

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
9 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë një...

Lexo më shumë

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
9 Korrik, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në fshatin në Cakran të Fierit, pasi Taulant Haxhiaj tregon se prej disa kohësh, një i moshuar,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com