Kryesore

Zbulohet çfarë u diskutua në takimin mes Metës dhe Ruçit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:01 - 30/06/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme Presidenti Ilir Meta ka pritur në takim Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Takimi i Metës dhe Ruçit vjen pas publikimit të Opinionit të Komisionit të Venecias mbi procesin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese. Presidenti dhe kryeparlamentari kanë theksuar se rekomandimet e “Venecias” duhet të vihen menjëherë në zbatim.

Presidenti Meta, ka thënë në takim se ky proces tashmë është nën monitorimin jo vetëm të Komisionit të Venecias, por edhe të Bashkimit Europian, Bundestagut gjerman, parlamentit holandez dhe danez, vlerësimi i të cilëve do të jetë kyç për nisjen e procesit të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Kreu i shtetit ka thënë se këtij qëllimi duhet t’i shërbejë bashkëpunimi gjithëpërfshirës edhe për zbatimin e 15 kushteve të BE. Ndërkohë,  Ruçi theksoi se e konsideron të papranueshme zvarritjen e ripërtëritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë nga institucionet e pavarura.

Ai ka thënë se në rezolutat e miratuara nga Kuvendi gjatë raportimeve vjetore të organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë (KLGJ, KLP), ka vendosur detyrimin e këtyre organeve për të plotësuar sa më shpejt të gjitha vakancat për në Gjykatën e Lartë.

Meta dhe Ruçi ranë dakord për nisjen e menjëhershme të punës nga ekspertët e të dy institucioneve për identifikimin e të gjitha çështjeve që kërkojnë trajtim urgjent dhe afat-mesëm, dhe dakordësimin e masave që do të duhet në ndërmerren në zbatim të tyre./ Opinion.al

Pas