Policia ka reaguar për vrasjen me armë zjarri të ndodhur ditën e sotme në orën 15:00 në fshatin Gallatë të Kurbinit.
Sipas informacioneve, mbeti i vdekur 50-vjeçari Mark Ndreca, banues në Gallatë.
Sipas Policisë, ai u qëllua me armë zjarri nga shtetasi Tom Lala 69 vjeç, banues gjithashtu në Gallatë të Kurbinit.
Policia ka shpallur menjëherë në kërkim autorin e dyshuar, ndërsa vijon hetimet për ngjarjen.
Ende nuk dihen motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.