Disa ditë më parë aktorja dhe këngëtarja Selena Gomez fshiu nga Instagrami foton e fundit që e lidhte me historinë e saj të dashurisë me këngëtarin Justin Bieber.
Ajo ka fshirë foton ku i ka uruar Bieber ditëlindjen në vitin 2018. Mediat e huaja kanë zbuluar se përse Selena vendosi të bëjë diçka të tillë:
“Selena nuk u mundua që të ofendonte Justin. Ajo e di se fansat e vazhdojnë të mendojnë për idenë ‘Jelena’ dhe Selena nuk do që të kontribuojë në këtë gjë. Koha e kaluar me Justin ishte një kapitull i rëndësishëm në jetën e saj, por tani ka marrë fund. Ajo ka nisur një fazë të re në jetë dhe po e përqafon atë”, –kanë treguar burimet pranë saj.
4 muaj pas ndarjes së tyre në mars të 2018-s, Bieber u fejua me modelen Hailey Baldwin. Në atë kohë Selena kaloi një periudhë të vështirë për shkak të problemeve me shëndetin mendor./Opinion.al/