Disa ditë më parë në mediat e huaja u publikua lajmi se këngëtarja Lady Gaga ishte ndarë pas tre muajsh lidhje nga i dashuri i saj, inxhinieri i audios, Dan Horton.
Vet këgëtarja e ka pranuar këtë fakt në dasmën e një mikeje të saj. Gjatë ditës së sotme mediat e huaja kanë publikuar se arsyeja e ndarjes mes tyre ishte fakti se Dan ishte shumë jo i matur sipas këngëtares.
Diçka e tillë ka sjellë probleme mes tyre, të cilat kanë vazhduar për disa kohë. Kjo ka çuar në vendimin e Gagës dhe Dan që të qëndrojnë ca kohë larg njëri-tjetrit.
Lidhja e Gaga-s me Horton mendohet se ka nisur nisi në muajin korrik, atëherë kur të gjithë mendonin se këngëtarja do të niste një histori dashurie me Bradley Cooper./Opinion.al/