Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohen prapaskenat e ikjes së De Biasit; trajneri s’e kishte më grupin nën kontroll

2017/06/15 at 6:05 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
De Biasi ikën i përlotur nga Shqipëria. Ja letra e dorëheqjes

Ka shumë shqiptarë sot që ende nuk e kuptuan atë ndryshim radikal në qëndrimet e De Biazit brenda 24 orëve. Ditën e martë ai shfryu kundër FSHF-së se ishte kujtuar vonë për kontratën dhe se nuk i kishte dhënë besimin e duhur. Vetëm 24 orë më pas, në krah të presidentit Duka lexoi një letër dorëheqjeje, që në fakt nuk kish të bënte fare me qëndrimin e një dite më parë.


U përpoq ta kalonte me ndonjë batutë të tipit “kam dopio-personalitet”, por gjithsesi tifozët, ata që kombëtaren e kanë “dashurinë e jetës”, siç e përkufizon vetë Duka në momente delikate, janë ende të paqartë. Gazeta, duke iu referuar edhe burimeve të besueshme pranë FSHF-së po përpiqet të hedhë pak dritë, përtej asaj që u tha një ditë më parë nga De Biazi dhe Duka.

SITUATA ME LOJTARËT…

Italiani nuk e kishte më skuadrën plotësisht në dorë. Rezultatet e fundit dhe sidomos ai me Luksemburgun e vunë në vështirësi të mëdha. U desh të “konfrontohej” me ta në një mbledhje në mesnatë pas miqësores së humbur me Luksemburgun dhe për t’u bërë të qartë se nuk ishin kurrkund.

 

U desh të ngrinte tonet, të përplaste duart në tavolinë me forcë disa herë dhe madje edhe t’i kërcënonte me frazën se “ishte një trajner në ikje dhe se për çfarë do që të ndodhte përgjegjësia nga ai moment do të ishte edhe e tyre, jo vetëm e tija…”.Kjo dha efekt të kënaqshëm me Izraelin, por në vetvete e kish kuptuar se nuk mund të sillej gjithë kohën në atë formë me ekipin.

Burime pranë trajnerit thonë se një pjesë e lojtarëve vazhdonin të ishin euforikë, ndërsa disa të tjerë e shihnin gjithnjë si trajner në ikje dhe, megjithëse nuk konfrontoheshin me të, sërish nuk ishin të bindur dhe të devotshëm si më parë, duke vënë hera-herës objektivat personalë mbi ata të grupit…

Në këtë pikë, duke marrë parasysh edhe kritikat e vazhdueshme nga jashtë, apo intriga edhe nga njerëz që rrethojnë Dukën, trajneri i pat çuar një sinjal këtij të fundit: “Rinovoj që këta të kuptojnë se unë do jem gjatë këtu, ose më lër të iki…”.

RAPORTI ME DUKËN…

Mund të kishin qenë gjithë kohën në të njëjtën linjë, por De Biazi, si një njohës i shkëlqyer edhe i medias, vendosi të mbante një distancë me Dukën dhe të krijonte një pavarësi sfiduese në profilin mediatik. Ai e kish kuptuar qysh herët se Duka nuk gëzonte simpati të madhe në opinionin vendës, ndryshe nga sa ndodhte jashtë kufijve.

 

Ndaj u përpoq që në këtë aspekt të bënte për vete me çdo kusht masën dhe ta shfrytëzonte atë. Fliste me gazetarët pa lejen e federatës, bënte deklarata hera-herës pikante, madje edhe kërkesa publike për rritje page…

Të gjitha këto qartazi pa miratimin e Dukës. Por nuk ishte kjo arsyeja e vetme dhe as më e madhja për divorcin. De Biazi mbeti i pakënaqur që pas Europianit kur nuk mori rritjen e pagës që dëshironte.

 

Sipas logjikës së tij, i kishte sjellë kaq shumë të ardhura federatës saqë meritonte shumë më tepër se sa i ofroi Duka (480 mijë euro në vit). Nga ana tjetër, Duka nuk u lëkund.

Ftohja në distancë vazhdoi dhe tatëpjeta e frikshme nisi pas humbjes 0-3 me Izraelin në Shqipëri. Secila nga palët ia kaluan përgjegjësinë njëra-tjetrës. Më pas vijuan humbje të tjera radhazi dhe situata u rëndua.

De Biazi, një detajist i lindur, nisi të besonte se nuk kishte më kontroll të plotë mbi grupin e lojtarëve dhe nisi të bluante në kokën e tij largimin. Gjë që e pranoi edhe vetë në konferencë: “Nuk kisha çfarë të jepja më. Kur mbaron cikli, ose ndërrohen lojtarët, ose ikën trajneri…”!

Në fakt, nëse do kish humbur me Izraelin do kish dhënë dorëheqjen. Por ja që nuk humbi dhe menjëherë pas kësaj shpresoi që Duka të ndërronte mendje dhe të mund t’i ofronte rinovimin e kontratës nëse skuadra do ta ruante vendin e tretë deri në fund të eliminatoreve.

Duka sërish mbajti të njëjtin qëndrim: mbyllim edicionin dhe flasim. Këtu De Biazi mori vendimin final, duke shfrytë- zuar edhe rrethanat dukshëm në favor të vet…

LLOGARITË E DE BIAZIT

Ndodhej në vendin e tretë momentalisht. Sapo kishte marrë një fitore spektakolare në Izrael dhe ai (Duka) nuk dëshironte të diskutonte kontratën. De Biazi del para mediave dhe deklaron se nuk do rinovojë, madje kritikon ashpër FSHF-në që nuk i dha besim. Burime pranë stafit thonë se e kapi tërësisht të papërgatitur Dukën dhe e la të zhgënjyer. De Biazi në këtë rast fitoi shumë pikë.

Pse?

1) Sepse së pari ia la barrën e përgjegjësisë të gjithë federatës që nuk i përmbushi kushtet.

2) Përgatiti opinionin publik se zyrtarisht ishte një trajner në ikje dhe rrjedhimisht për çdo rezultat që do të merrte deri në fund, do të kishte një dozë të madhe shfajësimi.

3) Shmangu prishjen e kontratës në mënyrë të njëanshme dhe dëmshpërblimin prej 100 mijë eurosh. Fundja do bënte si do bënte edhe disa muaj në krye të Shqipërisë…

KTHESA RADIKALE

Duka menjëherë e ftoi të martën trajnerin për drekë pas asaj deklarate bombastike. Pas 5 orësh “buzë detit dhe me një diell mahnitës” (ky ishte përshkrimi i vet De Biazit për drekën), Duka bëri disa llogari:

1) Edhe nëse De Biazi qëndron, praktikisht do të jemi pa trajner deri në fund dhe ai do të shmangë çdo përgjegjësi nga rezultatet. Më mirë po e largoj dhe po marr një tjetër që të bëhet gati për edicionin pasardhës.

2) Po heq dorë nga klauzola penalizuese prej 100 mijë eurosh për prishje të njëanshme të kontratës në këmbim të faktit që De Biazi të tërheqë akuzat e një dite më parë, të cilat në fakt do të kishin një kosto të vazhdueshme në raportin e brishtë me tifozët për të ardhmen.

3) Po e detyroj që të japë dorëheqje publike, me qëllim që të mos ketë mundësi të kërkojë të gjithë rrogën për muajt e mbetur. Llogari të thjeshta që u shkonin për shtat të dy palëve që bënë “pazar” për 5 orë gjatë drekës.

KONKLUZIONI …PËR DUKËN

– Duka fiton pikë publikisht dhe ka kohë të përgatitet për trajnerin e edicionit pasardhës.

– Largon një trajner që nuk kish dëshirë më të vazhdonte punën dhe që shfaqte gjithnjë pakënaqësi për rrogën.

– Shmang një përplasje të vazhdueshme në distancë me De Biazin, ndaj të cilit luftën mediatike e kish të humbur ende pa filluar…

KONKLUZIONI …PËR DE BIAZIN

– De Biazi largohet pa iu dashur t’i kthejë mbrapsht lekë Dukës.

– Italiani mbi të gjitha fiton kohë për sezonin e ri. Nëse do të qëndronte deri në tetor me Shqipërinë, nuk do të kish mundësi të siguronte një kontratë me ndonjë klub, sepse sezoni do kish filluar.

– Trajneri merr një pjesë të mirë të parave të mbetura nga kontrata.

– Shmang përplasje të ashpra me lojtarët deri në fund të edicionit, duke evituar përsëritjet e rastit “Xhaka”.

– Eviton një debat që mund të vazhdonte pas divorcit, ku edhe pse ishte favorit, sërish do ta merrte një kosto në opinionin publik.

 /PANORAMA SPORT

Etiketa: De Biasiikjaprapaskenat


Ju sugjerojmë

“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga
-U tha në Opinion

“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga

21 Maj, 2025 10:52 pm
Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…
-U tha në Opinion

Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…

21 Maj, 2025 10:41 pm
Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve
Bota

Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve

21 Maj, 2025 10:25 pm
Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit

21 Maj, 2025 10:23 pm
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza
Bota

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21 Maj, 2025 10:02 pm
Goditi të atin për vetëmbrojtje, “Apeli” ndryshon masën e sigurisë për 19-vjeçarin
Aktualitet

Goditi të atin për vetëmbrojtje, “Apeli” ndryshon masën e sigurisë për 19-vjeçarin

21 Maj, 2025 9:34 pm
Projekti “Auto-Moto Park” në Elbasan, qeveria miraton shpronësimin e pronarëve!
Aktualitet

Projekti “Auto-Moto Park” në Elbasan, qeveria miraton shpronësimin e pronarëve!

21 Maj, 2025 9:16 pm
U dhunua nga kolegia në zyrën e gjendjes civile, viktima pushohet nga puna
Aktualitet

U dhunua nga kolegia në zyrën e gjendjes civile, viktima pushohet nga puna

21 Maj, 2025 9:02 pm
Qeveria vendos zgjatjen e lejes së qëndrimit për ukrainasit në Shqipëri
Aktualitet

Qeveria vendos zgjatjen e lejes së qëndrimit për ukrainasit në Shqipëri

21 Maj, 2025 8:58 pm
Netanyahu nuk tërhiqet: Gaza do të kalojë nën kontrollin e Izraelit
Bota

Netanyahu nuk tërhiqet: Gaza do të kalojë nën kontrollin e Izraelit

21 Maj, 2025 8:38 pm
Para
Basha flet për takimin e tij me Donald Trump

Basha flet për takimin e tij me Donald Trump

Noizy në mbështetje të Elvana Gjatës për këngë e re

Noizy në mbështetje të Elvana Gjatës për këngë e re

Foto/ Donald Trump “i çmendur” pas gjoksit të përkthyeses

Donald Trump nën hetim për manipulim të zgjedhjeve
















TE FUNDIT

“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga

“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga
21 Maj, 2025

Megaoperacioni i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me organet e akuzës në Itali, ka...

Lexo më shumë

Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…

Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…
21 Maj, 2025

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë më shumë detaje lidhur me operacionin ndërkombëtar i quajtur “Ura” që u zhvillua në Shqipëri e Itali,...

Lexo më shumë

Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve

Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve
21 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është përplasur me homologun e tij, afrikano-jugor, Cyril Ramaphosa (Sirill Ramafoza),...

Lexo më shumë

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
21 Maj, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është shprehur se ndoshta Izraeli ka vrarë udhëheqësin e Hamasit, Mohammed Sinwar. Sipas mediave të huaja,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com