Aktualitet

Zbulohen parcela me drogë në Dajt, arrestohet kryeplaku dhe një tjetër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:46 - 12/08/21 |
Opi Nion

Një operacion antidrogë i koduar “Qafëmolla” është finalizuar ditën e sotrme në njësinë Administrative Dajt.

Në një njoftim zyrtar, autoritetet bëjnë me dije se janë zbuluar dhe goditur dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Qafmollë.

Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar 37-vjeçari R. H., dhe A. D., 52 vjeç, i cili është me detyrë kryeplak i fshatit Qafmollë, pasi dyshohen se në këtë fshat, kanë kultivuar bimë narkotike të kanabis sativa.

Gjithashtu, këta dy shtetas dyshohen edhe si autorë të një tjetër rasti të kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa, të zbuluar nga policia në muajin qershor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Pas